Shtet mizerje, shiko si e masakruan (VIDEO)
Përveç tragjedisë për humbjen e të afërmes së tyre, familjarët e arkëtares së vrarë, Leonora Kaloçi, sot janë përballur edhe me një tjetër incident që i ka irrituar ata së tepërmi. Në momentin që trupi i së ndjerës është nxjerrë nga urgjenca kirurgjikale e QSUT për të hipur në autoambulancë dhe dërguar në morg, shoferi i saj ishte larguar për momentin. Në fakt, ai është vonuar për vetëm 1 minutë, por kaq ka mjaftuar që familjarët të shfaqin sjellje agresive. Njëri prej të afërmve që shoqëronte barelën me trupin e të ndjerës pasi i bërtiste infermieres ku e keni shoferin?, ka kapur me forcë barelën që ndodhej në autoambulancë, ku edhe duhej të vendosej trupi i pajetë i Leonorës, dhe ka tentuar ta shkulë me forcë, duke bërtitur Shtet mizerje, shiko si e masakruan. (shqiptarja.com)