Topalli feston me muzikë ardhjen e OSBE në Shqipëri për të shpëtuar vendin nga regjimi i Berishës
Ishte data 27 mars e viti 1997. Shqipëria po përjetonte ndër ditët më të zeza të historisë së saj. Këshilli i Përhershëm i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë mblidhet dhe me një konsensus të plotë miraton vendosjen në Shqipëri të Prezencës së OSBE-së. Në organizatë ishim pranuar në vitin 1991, por atë ditë kur shteti po shembej për shkak të regjimit të Berishës, në vend mbërriti prezenca e OSBE për të ndihmuar në ngritjen e një shteti demokratik.
Sot, 15 vite më pas, sërish jemi një shtet me prezencë OSBE-je, ndër të rrallët, krahasuar me vende të tjera që kanë kaluar një luftë së paku. Por ne e kemi pasur një luftë në atë vit kur mbërriti OSBE.
Por për kryetaren e Kuvendit, fakti që kemi 15 vjet këtu prezencë OSBE-je është një arsye për të festuar. Për këtë qëllim ajo organizoi një festë në ambientet e Kuvendit. Të fillosh ditën me muzikë është diçka shumë e bukur, këtu në Kuvendin e Shqipërisë nuk është se ndodh shumë shpesh. Sot jemi këtu sepse kemi një ditë të veçantë. Janë disa arsye, e para është se sot është 15 vjetori i vendosjes së prezencës së OSBE në Tiranë. Në këtë ditë të veçantë në të njëjtën kohë do të bëjmë promovimin e Handbook-ut, të librit, në të cilin të gjithë shqiptarët, diplomatëve këtu, mund të njihen me jetën, eksperiencën, kontributin e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të kësaj legjislature, tha Topalli.
Kurse ambasadori i OSBE, Volfart, theksoi faktin se tani Shqipëria është në paqe ndryshe kur në vend mbërriti prezenca e OSBE. Duhet thënë se gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit, për shkak të punës së madhe dhe angazhimit të Qeverive nga të dyja anët, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm. Më lejoni të përmend vetëm disa prej arritjeve tuaja: Ndryshe nga viti 1997, tanimë paqja sundon në mbarë vendin. Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe kontribuon në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të sigurisë në rajon dhe në nivel global. Liberalizimi i vizave duhet konsideruar si një tjetër hap i rëndësishëm. Duket se Shqipëria është kthyer në rrugën e dëshiruar të realizueshmërisë. Është një zhvillim që meriton të përshëndetet. Dhe që duhet të vazhdojë. Ne shpresojmë të shohim zhvillim të mëtejshëm të reformës zgjedhore, gjyqësore dhe parlamentare. Shpresojmë të shohim shtim të përpjekjeve për të luftuar korrupsionin dhe trafikimin, tha Volfart.