E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetas të paidentifikuar i vënë tritolin nje lokali në Tiranë

Një lokal në rrugën ‘Emin Duraku’ në Tiranë është tronditur gjatë orëve të natës nga shpërthimi i një sasie tritoli. Lëndë shpërthyese, plasi rreth orës 03:00 në lokal “Dea” përballë ish-ekspozitës Shqipëria Sot. Për fat, nga ngjarja përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pak minuta pasi lokalit i janë vënë drynat. Policia tha se janë marrë në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të dyshuar. Lokali në pronësi të shtetasit Gerald Shyti, ndodhet në katin e parë të një pallati 10 katesh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›