Shtetaset iraniane në protestë, Rama: Dëgjojeni kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një video me disa shtetase me origjinë iraniane, të cilët deklarojnë se i janë bashkuar protestave të zhvilluara në Tiranë kundër investimit në Zvërnec.
“Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur ‘turist’ për të shpëtuar Shqipërinë”, shkruan Rama.
Në video vajzat shprehen se jetojnë në Kanada dhe se ndodhen prej pesë ditësh në Shqipëri.
Ato deklarojnë se i janë bashkuar protestës në shenjë solidariteti me protestuesit shqiptarë, duke argumentuar se qytetarët po reagojnë pasi, sipas tyre, institucionet nuk po dëgjojnë shqetësimet e tyre.
“Jemi bashkuar me popullin shqiptar në solidaritet, sepse qeveria nuk i dëgjon njerëzit dhe ata po protestojnë”, shprehen ato në video.
Më tej, ato deklarojnë se qytetarët në vende të ndryshme përballen me sfida të ngjashme dhe ndajnë shqetësime të përbashkëta për mënyrën e qeverisjes.
“Përballemi të gjithë me të njëjtat beteja. Kemi më shumë gjëra të përbashkëta mes nesh sesa me njerëzit që na qeverisin”, thonë ato.
/gj.m/j.p/