E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtetet dhe euroja - në të njëjtin shtrat, ëndrra të ndryshme

08-12-2011 / Nga Paul Taylor (Reuters)

Që në fillim të futjes së euros, Franca dhe Gjermania kanë pasur vizione të ndryshme për ekonominë europiane dhe unionin monetar. Në dy dekada me radhë, francezët janë bërë pak më shumë gjermanë dhe gjermanët pak më shumë francezë.
Midis sovranitetit dhe federalizmit; midis “stabilitetit” dhe rritjes; midis më shumë solidariteti dhe më shumë disipline strikte; midis një direktorie të shteteve të mëdha dhe një organizimi më demokratik për kontinentin; dhe midis një “Europe bërthamë” dhe një unioni më të lirshëm.
Rezultati i samitit të BE-së ku u mblodhën 27 kombe, mund të përcaktojë kursin e bllokut më të madh në botë. Njëra rrugë anon nga një grup i shteteve të eurozonës, duke sjellë më shumë integrim, një tjetër çon në vazhdimësi dhe rruga e tretë të çon drejt një thyerje potenciale të monedhës dhe drejt shpërbërjes së unionit.
Propozimet për kompromis të skicuara prej kancelares Anxhela Merkel dhe Presidentit francez Nikolas Sarkozi ditën e hënë për një disiplinim buxhetor më strikt në traktatin e BE-së, i detyrohen më shumë Gjermanisë sesa Francës për më shumë “solidaritet”.
Çështjet që ndanë Parisin dhe Berlinin ishin shumë të njohura – nëse duhej t’i jepnin institucioneve të BE-së pushtetin për të anuluar buxhetin kombëtar dhe për të ndëshkuar shkelësit e deficitit; nëse duhet ta linin Bankën Qendrore Europiane të veprojë si një huamarrës i shpresës së fundit për shtetet dhe bankat.
Si gjithmonë, francezët dëshirojnë qeveri të zgjedhura me votë duke bërë thirrje për maturi politike në marrjen e vendimeve dhe kërkojnë një rol sekretariati për Komisionin Europian, ndërkohë që gjermanët dëshirojnë që komuniteti të ketë më shumë pushtet automatik për të mbështetur ligjet. “Integrimi evropian do të përparojë nëpërmjet ndërqeverisjes, sepse Europës do i duhet të marrë vendime strategjike politike”, u shpreh Sarkozi në një fjalim të gjatë javës që shkoi.
Projekt politik apo ekonomik?/Për Francën, unioni monetar ka qenë gjithmonë një projekt politik – për të rifituar sovranitet, në vend që të dominohen nga monedha e tyre, marka gjermane; për një Gjermani të ribashkuar për Europën pas rënies së murit të Berlinit; dhe për të forcuar pushtetin politik evropian në botë. Helmut Kohl, kancelari gjerman e pa euron si një gur themeli drejt rrugës për një bashkim politik federal, por francezët ishin ngurrues për më shumë sovranitet atëherë, sesa tani. Kohl ishte lideri i fundit gjerman që përkrahu Shtetet e Bashkuara të Europës. Pasardhësit e tij, Gerhard Schroeder dhe Angela Merkel u edukuan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e panë Bashkimin Evropian si më pragmatist, si një forum vital për përparimin e interesave gjermane.
Por ata nuk donin që “Brukseli” të ndërhynte në drejtimin qeveritar dhe brenda një kohe të shkurtër ndjenë një detyrim moral për të paguar për fajin historik gjerman. Ashtu si francezët, ata sot janë më pranë vizionit të Presidentit Sharl dë Gol lidhur me vizionin që kishte ai për Europën dhe kombet e saj, sesa për metodën Jean Monnet lidhur me komunitetin ndërkombëtar. “Franca dhe Gjermania kanë nevojë për më pak Monnet dhe më shumë dë Gaulle”, ka shkruar në një ese, drejtori i Qendrës për Reformimin Europian, Charles Grant. Si rezultat, Komisioni Europian ka nisur të dobësojë rolin e saj të vetëm për të propozuar një legjislativ të anashkaluar deri më tani dhe presidenti Jose Manuel Barroso është ankuar për mungesën e efiçencës të ndërqeverisjes për ta bërë eurozonën të funksionojë. “Për të dalë nga kriza, duhet të punojmë me (dhe nëpërmjet) institucioneve evropiane. Kemi nevojë për një afrim të vërtetë me Komunitetin ... Është e vetmja rrugë për të ndërtuar një Europë që garanton efiçencë, drejtësi dhe legjitimitet. Bashkëpunimi ndërqeveritar nuk është i mjaftueshëm” tha ai më 28 shtator.
Për shumë gjermanë euro ishte dhe mbetet e lidhur me ekonominë – për të bllokuar në normën e shkëmbimit stabilitetin me partnerët kryesorë të Berlinit; për të arritur normat e ekonomisë; për të imponuar një buxhet disiplinor në Europë; dhe për të pasur një bankë qendrore të pavarur me një monedhë “po aq të fortë sa edhe marka”. Kohl këmbnëguli për një “nxjerrje nga balta” në traktatin e Maastricht për të mënjanuar një “union lëvizjeje”, ku gjermanët ishin të detyruar të paguanin për borxhet e më pak partnerëve kursimtarë.
Kur eurozona u godit nga kriza, refleksi gjerman anoi nga përforcimi i rregullave buxhetore dhe çdo shtet duhej të kishte kursimet e veta në dobi të deficitit dhe borxhit. “Kur euro u prezantua nga traktati i Maastricht më 1992, ai ishte një kompromis historik” u shpreh Peter Altmaier në një intervistë. Diskutimi gjerman mban në vetvete shumë tone morale të ashpra. “Mëkatarët e deficitit” duhet të “lajnë gjynahet” për mëkatet e tyre dhe “të bëjnë detyrat e shtëpisë” duke shkurtuar shpenzimet publike, pagat, pensionet dhe punëmarrësit duhet të punojnë më gjatë në orar dhe më shumë. Francezët besojnë se përgjigjia e duhur vlen për anëtarët e shteteve, që të shfaqin “solidaritet” me anëtarët më të dobët të familjes evropiane dhe për Bankën Qendrore Europiane mendojnë se duhet të vendosë një dysheme në borxhin kombëtar duke vepruar si huadhënës i shpresës së fundit. Edhe pse Parisi është kontribuuesi i dytë më i madh në eurozonë pas Berlinit, zor se mund të ketë pasur ndonjë debat në Francë lidhur me koston e shpëtimit të Greqisë, Irlandës apo Portugalisë.
Francezët kanë një traditë të vjetër me shekuj për një shtet të fortë dhe me unitet, për të shpenzuar “paratë publike” për hir të interesave kombëtare, me një legjislaturë më të dobët, një drejtësi më kërkuese dhe më pak verifikime dhe ekuilibra. Francezët (po të flasim me termin e Thomas Klau, një historian i euros), janë të vonuar në disiplinën fiskale, megjithëse janë bërë “pak më shumë gjermanë” në këta muajt e fundit. “Francezët tashmë po paguajnë më pak shërbime për të zhvendosur disi deficitin financiar si normë. Por ndërkohë që fjalët janë atje, veprimi është më pak i sigurt”, tha Klau, një gjerman që drejton zyrën në Paris të Këshillit Europian në Marrëdhëniet e Jashtme.
Edhe Gjermania ka gabimet e saj. Berlini dhe Parisi vepruan në fshehtësi për t’u shkëputur nga rregullat e buxhetit të BE-së që më 2003, për të mos qenë të prirur ndaj procedurave disiplinore që e tejkalojnë limitin deficitar të 3% të produktit të brendshëm bruto për të tretin vit rresht. Të dy vendet kanë një borxh publik prej më shumë se 80% të GDP, mbi limitin e traktatit Maastricht që është 60%. Por Berlini iu kthye deficitit menjëherë, pasi Merkel mori detyrën më 2005, ndërkohë që Franca kishte humbur rrugën.
Parimi i ligjit/Në Gjermani, pushteti është i rrethuar prej sistemit federal, një parlamenti të fortë, një gjykate konstitucionale dhe një banke qendrore të pavarur për të shmangur ndonjë përsëritje të abuzimeve, si në kohën e nazizmit. Këto ndryshime u projektuan edhe në Europë. Gjermanët besojnë se përgjigjja për gabimet e politikës së eurozonës është një aplikim më strikt i parimit të ligjit, me Komisionin Europian që autorizon hedhjen poshtë të buxheteve që prishin rregullat e miratuara të BE-së dhe Gjykatën Europiane të Drejtësisë për të ndëshkuar shkelësit. Nën kompromisin Sarkozi-Merkel, shkelësit e deficitit do të përballen me sanksionet automatike, nëse një supermaxhorancë e shteteve që i përkasin eurozonës voton kundër aplikimit të tyre.
Gjykata do të jetë në gjendje të gjykojë, nëse vendet e eurozonës kanë zbatuar një “rregull të artë” duke ekuilibruar buxhetin e tyre siç duhet në ligjin kombëtar, por nuk do të gjykojnë buxhetet kombëtare individuale. Disa kritikë thonë se ndryshimet në traktatin e propozuar do ta dobësojnë demokracinë si në nivelin kombëtar, edhe në atë evropian dhe do të sjellin një numër më të madh vendesh anëtare si një e drejtë e vetos e mohuar nga vendet më të vogla. Silvi Goulard, një anëtar francez i Parlamentit Europian, u shpreh se këmbëngulja e Sarkozisë në kontrollin ndërqeveritar në eurozonë, po dobëson institucionet evropiane dhe po cenon legjitimitetin e tyre. “Për çfarë legjitimiteti jemi duke folur?” pyeti ajo. “Nëse nuk ka legjitimitet mbikombëtar, ne duhet t’i bindim grekët dhe portugezët për vendimin që mori Sarkozi dhe Merkel, duke qenë se askush prej tyre nuk është zgjedhur të qeverisë në Athinë apo në Lisbonë”. Merkel dhe Sarkozi tashmë akuzohen se kanë detyruar liderët e Italisë dhe të Greqisë gjatë muajit që shkoi dhe i kanë bërë atyre thirrje për arsyet që çuan në humbjen e besimit te tregu. 
Tashmë ata duan që vendimet në të ardhmen në eurozonë të merren nga një supermaxhorancë – 85% - në vend të unanimitetit, për të parandaluar shtetet e vogla apo partitë me qeveritë e këtyre vendeve nga bllokimi i veprimit. Kjo ndodhi kur Finlanda mbështeti shtrirjen e fondit të shpëtimit për eurozonën, për të cilën u ra dakord në qershor për të kërkuar kolaterale për borxhin e Greqisë dhe kur një partner i koalicionit në Sllovaki nuk pranoi rritjen e fondit të shpëtimit, duke penguar miratimin e masave dhe duke sjellë rrëzimin e qeverisë. Vonesa e pothuaj 3 muajve për miratimin e marrëveshjes u përmend nga analistët si një çështje kyçe e humbjes së besimit të tregut në aftësinë e eurozonës, për të shkuar deri në majë të krizave të borxheve.
Parlamenti si vijë anësore/Roland Dumas, ministri i jashtëm francez, në kohën kur zhvilloheshin negociatat e traktatit Maastricht më 1991, deklaroi për Reuters se Presidenti Francois Mitterrand e kishte udhëzuar të pranonte “sa më pak të ishte e mundur” pushtet në asamblenë e BE-së.  Në këtë pikë, Gjermania u bë më shumë Francë. Gjykata Konstitucionale Gjermane deklaroi se BE nuk është një shtet demokratik dhe se Parlamenti Europian nuk zotëron legjislaturën e duhur. Në disa pika të tjera francezët janë bërë më shumë gjermanë. Ata kanë një histori daljeje nga krizat dhe tradicionalisht kanë preferuar monedhën e tyre, që është e dobët mjaftueshëm për të dhënë ndihmë për shitjet e aeroplanëve, makinave dhe drithërave në tregun botëror. Banka Qendrore Europiane nuk ka bërë thirrje për euron, duke e lënë kështu të zhvleftësohet apo të zbusë disi afrimin ndaj inflacionit, mes politikanëve francezë që me nisjen e krizës. Në dallim nga problemet e brendshme të Merkel, Sarkozi publikisht e kundërshtoi idenë e nxjerrjes së garancive të përbashkëta në eurozonë, por shumë zyrtarë francezë privatisht e shohin si pjesë e zgjidhjes afatgjatë për krizën e borxheve. Por, të paktën, dy vizionet e ndryshme të Europës janë afruar edhe më shumë. Si Parisi, edhe Berlini, kanë rënë dakord  për të hedhur piketat e dështimit të euros.

Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›