Tailandë- Kamboxhia, rriten tensionet
Një ushtar tailandez është vrarë gjatë përleshjeve me ushtarët e Kamboxhias në zonën e kufirit të diskutueshëm të Preah Vihear.
Lajmi është bërë I ditur nga ushtria tailandeze. Në qëndër të tensioneve mes dy vendeve është tempulli Hindu dhe zonat përreth tij, të cilat ndodhen pikërisht në zonën e kufirit.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, i ka dhënë të drejtën e pronësisë Kamboxhias por Tailanda vazhdon të pretendojë për marrjen e tempullit.