E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha do të uzurpojë Topin

Faji për gjendjen aktuale të Gjykatës Kushtetuese nuk është i presidentit por i maxhorancës, që i ka vështirësuar punën. Me këtë koment Kryesocialisti Edi Rama, është bërë pjesë e debatit për gjykatën kryesore në vend, e cila prej 3 qershorit ndodhet pa kryetar dhe 4 anëtarë me mandate të skaduar. Në ironinë e vargjeve të Konicës, lideri i selisë rozë, akuzoi demokratët se shkelin në menyrë periodike ligjin themeltar të shtetit.

"Akuzë ndaj presidentit për gjoja shkeljen e Kushtetutës dhe bllokimin e Gjykatës Kushtetuese që sot është në këtë derexhe pikërisht për faj dhe përgjegjësi ekskluzive të atyre që akuzojnë. Kur PD flet për shkelje të Kushtetutës mua më kujtohet Faik Konica që thoshte më vjen një i papërmbajtur gaz. Ata cdo ditë gdhihen me dy këmbët mbi Kushtetutën dhe ngrysen duke i lënë këpucën mbi Kushtetutën para se të shkojnë të flenë", tha kryesocialisti Edi Rama.

Shtatori do të risjellë protestat dhe nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Po ashtu dhe një luftë intensive për largimin e qeverisë. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, lideri i opozitës i ka paralajmëruar ata për një rikthim të fuqishëm pas pushimeve të gushtit. "Jemi përpara një periudhe të shkurtër pushimesh. Mundohuni të pushoni sa më mirë se në shtator do të kemi shumë punë", tha Rama

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›