Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt zgjedhjeve
Ka qenë një intervistë e presidentit për stacionin televiziv KKTV. Është pyetur presidenti se çfarë note do t’i jepte vetes në sektorin e ekonomisë për katër vitet e tij si president. Dhe presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka dhënë një përgjigje të shkurtër “e pakompletuar”. Në këtë përgjigje ka sinqeritet nisur ndoshta dhe nga fakti që shumë prej projekteve ekonomike nuk kanë përfunduar ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të njëjtën gjë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama e kishte bërë edhe ndonjë vit më parë. Natyrisht ka patur nga ata analistë të politikës amerikane të cilët e kanë marrë këtë përgjigje si një defekt të presidentit Obama. Një prej tyre ka qenë padyshim Matt McDonald një prej strategëve kryesorë të Romney i cili ka deklaruar se: “Nuk flitet për t’i dhënë një notë presidentit, por duhet kuptuar nëse ka kaluar apo ka mbetur në ekonomi. Përgjigjia e tij më duket e qartë: ka pranuar që nuk ka kaluar”. Papunësia, mungesa e rritjes ekonomike dhe ekonomia kanë qenë edhe problemet kryesore të partisë. Por ndërkaq presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si për të dhënë një përgjigje kampit tjetër ka deklaruar se: “Ndërkaq kemi shpëtuar sektorin automobilistik. Kemi bërë të mudnur që universiteti të jetë më mirë nga ana financiare, kemi investuar në energjinë e pastër, në shkencë, në teknologjinë e kërkimit dhe këto janë tema me të cilat duhet të vazhdojmë edhe për vitet e ardhshme. Mendoni nga jemi nisur: kemi humbur 9.5 milionë vende pune për shkak të krizës financiare. Ndërsa tashmë kemi arritur që të punësojmë 4.5 milionë”. Xhim Messina një prej strategëve të presidentit Barak Obama është shfaqur shumë optimist. “Ohio është yni, kemi 110 zyra lokale të hapura, në Florida kemi 80. Jemi duke mobilizuar bazën. E di që republikanët janë nervozë nga impakti që patën në Florida dhe duan të mobilizojnë Micganin, Pensilvaninë, por nuk do t’i lejojmë. Kemi shumë rrugë për të arritur tek 270 votat e nevojshme për në Shtëpinë e Bardhë, do t’i ndjekim të gjitha”. Një aleat i rëndësishëm për presidentin ka qenë dhe znj. Obama e cila ka folur sesi u njoh me Obamën, ka folur për vështirësitë e borxheve universitare, të ndryshkut të makinës së Obamës por në të njëjtën kohë edhe për idealet dhe parimet që kanë mësuar në familjet e tyre. “Gjithmonë nëpërmjet rrugëve të drejta, pa u ndalur kurrë dhe pa përfituar nga të tjerët”. Ndërkaq ka folur edhe për gratë dhe të drejtat e tyre, për ushtarët dhe problemet e tyre, për njerëzit e thjeshtë dhe ankthet e tyre. “Barak nuk ka ndryshuar, është i njëjti njeri me të cilin jam dashuruar. Barak bën atë që mendon të drejtë, jo atë që i leverdis nga ana politike. Sot, sfidat që përballojmë na duken të pamundura. Por nuk duhet të harrojmë se të bësh të pamundurën ka të bëjë me historinë e këtij Vendi. Mund t’i japim të gjithëve mundësinë për të realizuar ëndrrën amerikane. Sot e di për eksperiencë se nëse dua t’i lë një botë më të mirë vajzave të mia, fëmijëve tanë, nëse duam t’i japim shpresën për të realizuar ëndrrat e tyre duhet të qëndrojmë përbri njeriut që do të shtyjë përpara këtë Vend: burrit tim, presidentin tonë, Barak Obama” - ka shtuar first lady. Ndërkaq kanë folur edhe dy binjakë teksanë 37 vjec, Julian dhe Joauqin Kastro, të cilësuar si yje në lindje të partisë. Julian ka folur për historinë e familjes së tij, për gjyshen e tij që mbërriti në S.Antonio nga Meksika. “Historia e familjes time nuk është speciale. Është Amerika speciale, që i bën historitë tona të mundshme. Më vonë ka folur edhe një prej familjes Kennedi (i fundit), Joe Kennedy III, 32 vjec, i cili ka paraqitur një video të xhaxhait të tij Ted Kennedi, një prej idhujve të partisë. “Është hera e parë që prej vitit 1956 që xhaxhai im mungon por duket sikur është mes nesh dhe më lejoni t’ju paraqes këtë video”. Delegatët janë prekur nga imazhet që tregonin traditën aristokratike dhe të pasur të familjes Kenedy.
...