E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kenë braktisur planin anti-raketë

Shtetet e Bashkuara të
Amerikës thuajse e kanë
braktisur planin për të ngritur
në Poloni dhe Çeki bazat antiraketë
të shumëdiskutuara dhe të
debatuara në muajt e fundit të
presidencës së Bushit. Të paktën
këto janë njoftimet e dhëna nga
një lobist i njohur amerikan.
Riki Ellison, shefi i Aleancës së
Raketave Mbrojtëse, një grupim
i fuqishëm me 10 mijë anëtarë, ka
bërë të ditur në të përditshmen
polake, "Gazeta Wyborcza", se
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
kanë ndryshuar mendim në
lidhje me vendosjen e sistemit
anti-raketë, për të shmangur
kështu një fërkim të mundshëm
dhe të madh me Rusinë, që
ka qenë gjithmonë kundra një
ideje të tillë, që Bush personalisht
e kishte shumë për zemër.
Ndërkohë, Uashingtoni po sheh
nga Izraeli, Ballkani, apo anijet
aeroplanmbajtëse. "Sinjalet e
dhëna nga gjeneralët e Pentagonit
janë të qarta: qeveria aktuale
amerikane po sheh për zgjidhje
të tjera të çështjes së sistemit
anti-raketë", ka bërë të ditur ai.
Sipas tij, administrata e re amerikane
po tregohet më e vëmendshme
ndaj argumenteve të palës
ruse në lidhje me këtë sistem.
"Njerëzit e Obamës mendojnë
se një numër i madh problemesh
në botë mund të zgjidhen duke
pasur Moskën si aleat dhe jo si
armik. Është një çështje prioritetesh.
Për shumë demokratë,
prioriteti është çarmatimi dhe
ata janë në gjendje që të sakri-
fi kojnë shumë, në mënyrë që të
arrijnë një marrëveshje të re me
Rusinë në lidhje me reduktimin
e armëve bërthamore", ka bërë
të ditur lobisti në intervistën e
tij. Presidenti amerikan, Barak
Obama, urdhëroi një rishikim
të të gjitha marrëveshjeve në
lidhje me planin anti-raketë të
epokës së Bushit, menjëherë
sapo erdhi në krye të detyrës,
në fi llim të këtij viti. Ai e zbuloi
vizionin e tij për një botë pa armë
bërthamore gjatë vizitës që bëri
në Pragë në prillin e kaluar. Në
kryeqytetin çek ai mbajti edhe
një fjalim shumë të rëndësishëm
në lidhje me këtë vizion të tijin.
Administrata e kaluar kishte
piketuar Çekinë dhe Poloninë
për të vendosur sistemin. Kjo
ndërmarrje është kundërshtuar
gjatë gjithë kohës nga Moska, e
cila e ka quajtur atë një kërcënim
të drejtpërdrejtë të amerikanëve
ndaj saj. Por vetëm me ardhjen
e Obamës kjo marrëveshje pati
shansin që të rishqyrtohej. Gjatë
vizitës në Pragë, ai shprehu mosbesimin
e tij në lidhje me këtë
sistem, që sipas amerikanëve
të Bushit do të vendosej për
të mbrojtur Europën nga kërcënimi
iranian". Sipas projektit
shumëmiliardësh në Poloni dhe
Çeki duhet të instaloheshin 10
interceptorë raketash dhe madje
përveç kësaj ishte parashikuar
edhe vendosja e disa raketave
"Patriot" në Poloni. Për Rusinë
kjo skemë ishte një vazhdim
i skemave të Luftës së Ftohtë,
që nuk kishte aspak për qëllim,
siç pretendohej, mbrojtjen nga
Irani, por kërcënimin ndaj Rusisë.
Ndërkohë, sipas sondazheve të
opinionit publik në Çeki, pjesa
më e madhe e çekëve nuk ishin
dakord për një vendosje të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›