E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjimi i Tadiçit, tregti marramendëse armësh me Irakun, pa ndonjë marrëveshje-kuadër ndërkombëtare

Serbia dhe Iraku kane nenshkruar nje marreveshje 100 milione dollareshe qe parashikon furnizimin me arme nga vendi ballkanas. Lajmin e bejne te ditur mediat serbe, sipas te cilave behet fjale per marreveshjen me te kushtueshme te nenshkruar gjate ketij viti nga Serbia. Sipas burimeve, kontrata e nenshkruar perfshin 6 fabrikat e industrise ushtarake te Serbise, ne te cilat do te punesohen rreth 6 mije persona. Burimet nenvizojne se marreveshje mund te jete nenshkruar nga ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac gjate vizites qe zhvilloi ne Bagdad ne fillim te gushtit. Gjithsesi, per momentin detajet e tjera te marreveshjes mbeten te rezervuara, packa se mediat perendimore flasin se tregtimi i armeve te Beogradit eshte zhvilluar jashte kuadrit ligjor nderkombetar, te percaktuar per kete rast

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›