Merkel: Jemi pro sanksioneve ndaj Iranit, por ndaloni me vendbanimet
"Irani mund të përballet
me sanksione të reja dhe
shumë të rënda nëse nuk
do të tregojë vullnet të mirë për
të negociuar në lidhje me programin
e tij bërthamor". Kështu
deklaroi Kancelarja gjermane,
Merkel, pas një takimi me Kryeministrin
hebre, Netanjahu,
që ka zhvilluar dje një vizitë
në Berlin. Nga ana tjetër, ajo i
bëri thirrje të ftuarit të saj që
ndërkohë të ngrinte edhe ndërtimin
e banesave të kolonëve
hebrenj, një nga kushtet për
rifi llimin e bisedimeve të paqes.
Në Londër, të mërkurën, Netanjahu
sugjeroi se Izraeli ishte
fare pranë një marrëveshjeje
në lidhje me ndërtimet. Gjatë
vizitës në Gjermani, Netanjahut
iu dhurua edhe dosja me 29
harta të kampit të përqendrimit
nazist të Aushvicit, e zbuluar
një vit më parë. Ndërkaq, në
takimin e tyre Merkel dhe Kryeministri
hebre diskutuan në
lidhje me programin e debatuar
bërthamor të Iranit, të cilin Izraeli
e ka parë vazhdimisht si një
kërcënim ndaj sigurisë së vendit
të tij. Ai kërkoi që Perëndimi
të ndërmarrë sanksione më të
ashpra në lidhje me pretendimet
e iranianëve. Sipas tij, aleatët
duhet të veprojnë në kohë për
të parandaluar ndonjë tjetër
katastrofë me hebrenjtë. "Ne nuk
mund të lejojmë përsëritjen e
një situate të tillë të rëndë si ajo
e Luftës së Dytë Botërore", ka
bërë të ditur Kryeministri hebre.
Edhe perëndimorët mendojnë se
qëllimet e aktivitetit bërthamor
të Iranit synojnë ndërtimin e
bombës bërthamore, ndërkohë
që iranianët thonë se duan
vetëm ta përdorin këtë për qëllime
civile. Për sa i përket Holokaustit,
ai vazhdon të mbesë një
simbol i fuqishëm emocional që
ka lëshuar vazhdimisht hije në
marrëdhëniet mes Izraelit dhe
Gjermanisë pas Luftës së Dytë
Botërore. Para se të kthehet në
Izrael, Netanjahu do të vizitojë
edhe vendin ku në vitin 1942 u
mbajt një konferencë, në Berlin,
në të cilën liderët nazistë hodhën
themelet e planit të quajtur si
"zgjidhja përfundimtare", që
kishte për qëllim zhdukjen e
hebrenjve. Në lidhje me nguljen
e hebrenjve në tokat palestineze,
Merkel tha se një ngrirje e
këtij aksioni do të ishte shumë
pozitive për fatin e paqes dhe për
nxitjen e procesit të bisedimeve
mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Netanjahu ka qenë dy ditë
më parë edhe në Londër dhe pas
takimeve në këtë vend dhe atyre
në Gjermani ka deklaruar se
ndërkohë hebrenjtë po i ndreqin
marrëdhëniet edhe me Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, në
mënyrë që të arrijnë së bashku
në një formulë të pranueshme
në lidhje me çështjet e ngujimeve.
Shtetet e Bashkuara duan
që Izraeli të bjerë dakord me
kërkesat palestineze në lidhje
me ngrirjen e menjëhershme
të të gjitha ndërtimeve në tokat
e tyre, në mënyrë që t‘i japin
shans rifillimit të bisedimeve
të paqes. Palestinezët nga ana e
tyre kanë refuzuar që t‘i rinisin
këto bisedime deri në plotësimin
e kërkesës së tyre. Kancelarja
Merkel tregoi se e mbështet Izraelin
dhe një vit më parë mori
mbështetjen e Parlamentit të
vendit të saj kur deklaroi se Gjermania
do të qëndronte përkrah
Izraelit nëse atij do t‘i kanosej
ndonjë rrezik. Takimi i Berlinit
ndodh një javë pasi Presidenti
egjiptian, Mubarak, deklaroi se
Gjermania ishte përfshirë në
përpjekjet për lirimin e ushtarit
izraelit të kapur nga palestinezët.
Ky ushtar mbush sot 23 vjeç
dhe 4 vjet si peng. "Hamas", në
këmbim të lirimit të tij, kërkon
lirimin e disa të burgosurve të
"Hamas"-it, që qëndrojnë në
burgjet izraelite, përfshi edhe
liderin unifikues të lëvizjes,
Marvan Barghouti.
me sanksione të reja dhe
shumë të rënda nëse nuk
do të tregojë vullnet të mirë për
të negociuar në lidhje me programin
e tij bërthamor". Kështu
deklaroi Kancelarja gjermane,
Merkel, pas një takimi me Kryeministrin
hebre, Netanjahu,
që ka zhvilluar dje një vizitë
në Berlin. Nga ana tjetër, ajo i
bëri thirrje të ftuarit të saj që
ndërkohë të ngrinte edhe ndërtimin
e banesave të kolonëve
hebrenj, një nga kushtet për
rifi llimin e bisedimeve të paqes.
Në Londër, të mërkurën, Netanjahu
sugjeroi se Izraeli ishte
fare pranë një marrëveshjeje
në lidhje me ndërtimet. Gjatë
vizitës në Gjermani, Netanjahut
iu dhurua edhe dosja me 29
harta të kampit të përqendrimit
nazist të Aushvicit, e zbuluar
një vit më parë. Ndërkaq, në
takimin e tyre Merkel dhe Kryeministri
hebre diskutuan në
lidhje me programin e debatuar
bërthamor të Iranit, të cilin Izraeli
e ka parë vazhdimisht si një
kërcënim ndaj sigurisë së vendit
të tij. Ai kërkoi që Perëndimi
të ndërmarrë sanksione më të
ashpra në lidhje me pretendimet
e iranianëve. Sipas tij, aleatët
duhet të veprojnë në kohë për
të parandaluar ndonjë tjetër
katastrofë me hebrenjtë. "Ne nuk
mund të lejojmë përsëritjen e
një situate të tillë të rëndë si ajo
e Luftës së Dytë Botërore", ka
bërë të ditur Kryeministri hebre.
Edhe perëndimorët mendojnë se
qëllimet e aktivitetit bërthamor
të Iranit synojnë ndërtimin e
bombës bërthamore, ndërkohë
që iranianët thonë se duan
vetëm ta përdorin këtë për qëllime
civile. Për sa i përket Holokaustit,
ai vazhdon të mbesë një
simbol i fuqishëm emocional që
ka lëshuar vazhdimisht hije në
marrëdhëniet mes Izraelit dhe
Gjermanisë pas Luftës së Dytë
Botërore. Para se të kthehet në
Izrael, Netanjahu do të vizitojë
edhe vendin ku në vitin 1942 u
mbajt një konferencë, në Berlin,
në të cilën liderët nazistë hodhën
themelet e planit të quajtur si
"zgjidhja përfundimtare", që
kishte për qëllim zhdukjen e
hebrenjve. Në lidhje me nguljen
e hebrenjve në tokat palestineze,
Merkel tha se një ngrirje e
këtij aksioni do të ishte shumë
pozitive për fatin e paqes dhe për
nxitjen e procesit të bisedimeve
mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Netanjahu ka qenë dy ditë
më parë edhe në Londër dhe pas
takimeve në këtë vend dhe atyre
në Gjermani ka deklaruar se
ndërkohë hebrenjtë po i ndreqin
marrëdhëniet edhe me Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, në
mënyrë që të arrijnë së bashku
në një formulë të pranueshme
në lidhje me çështjet e ngujimeve.
Shtetet e Bashkuara duan
që Izraeli të bjerë dakord me
kërkesat palestineze në lidhje
me ngrirjen e menjëhershme
të të gjitha ndërtimeve në tokat
e tyre, në mënyrë që t‘i japin
shans rifillimit të bisedimeve
të paqes. Palestinezët nga ana e
tyre kanë refuzuar që t‘i rinisin
këto bisedime deri në plotësimin
e kërkesës së tyre. Kancelarja
Merkel tregoi se e mbështet Izraelin
dhe një vit më parë mori
mbështetjen e Parlamentit të
vendit të saj kur deklaroi se Gjermania
do të qëndronte përkrah
Izraelit nëse atij do t‘i kanosej
ndonjë rrezik. Takimi i Berlinit
ndodh një javë pasi Presidenti
egjiptian, Mubarak, deklaroi se
Gjermania ishte përfshirë në
përpjekjet për lirimin e ushtarit
izraelit të kapur nga palestinezët.
Ky ushtar mbush sot 23 vjeç
dhe 4 vjet si peng. "Hamas", në
këmbim të lirimit të tij, kërkon
lirimin e disa të burgosurve të
"Hamas"-it, që qëndrojnë në
burgjet izraelite, përfshi edhe
liderin unifikues të lëvizjes,
Marvan Barghouti.