Socialistët anti-Rama shpallën një kundërrevolucion që do të ndalë mbylljen e dyerve gjatë kongresit

Marko Bello deklaroi se më shumë se 300 delegatë që do të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste kanë hedhur firmën e tyre për ndryshimet në statut, të cilat janë kërkuar nga Ben Blushi. Deputeti Bello tha se në këtë deklaratë kanë firmosur figurat më të shquara të Partisë Socialiste, duke shtuar më tej se një ndër kërkesat kryesore është ajo e transparencës së plotë të këtij kongresi në mënyrë që çdo shqiptar, i cilitdo kahu politik, të marrë vesh se sa demokratik do të jetë kongresi, të marrë vesh se çfarë do të bëhet në mënyrë që të mbyllen zërat se kongresi mund të kthehet në një pazar.
Vetëm 12 orë më parë nisi reagimi i bazës socialiste në lidhje me vendimet e kryesisë që kongresi të zhvillohej me dyer të mbyllura, ndërkohë që tashmë numri i firmëtarëve që marrin pjesë në kongres shkoi në më shumë se 300.
...