E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende shpresa per nje qeveri uniteti ne Greqi

Udheheqesit e partise socialiste dhe konsevatore ne Greqi u takuan sot ne Athine ne nje perpjekje te fundit per te arritur nje marreveshje per nje qeveri koalicioni.

Udheheqesi socialist Evangelos Venizelos dhe kreu i partise konservatore Antionis Samaras e dine se deshtimi ne arritjen e marreveshjes mund te rrezikoje anetaresimin e vendit ne eurozone.

Pas takim zoti Samaras u tha anetareve te partise se tij se po luftojme per formimin e nje qeverie dhe se ende ka shpresa.

Nderkohe dje Venizelos tha se eshte bere perparim drejt formimit te nje qeverie uniteti pasi Radikalet e Majte dhe konservatoret e partise Demokracia e Re deshtuan ta arrinin kete.

Zoti Venizelos partia PASOK e se cilit u rradhit e treta ne zgjedhjet e se dieles tha se jane hedhur hapa ne bisedimet e tij me anetaret e Demokrateve te Majte nje parti e vogel e krahut te majte qe ka vota te mjaftueshme per ti dhene atij shumicen e nevojshme per te drejtuar.

Ne se marreveshja nuk arrihet Presidenti Carolos Papoulias do te detyrohet te therrase te gjitha partite per te formuar nje koalicion te emergjences.

Ne se kjo nuk arrihet deri ne daten 17 maj do te zhvillohen zgjedhje te reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›