Apeli vendim të formës së prerë për arrestimin e Dishos

Gjykata e Apelit ka vendosur me vendim të formës së prerë që të mos shtyhet ekzekutimi i vendimit për arrestimin e Dishos.
Arrestimi dhe dënimi i tij me një vit burg, është bërë për shkak të dhunimit të varreve në fshatin Boboshticë, në tetor të vitit 2010.
Më 27 janar të këtij, Gjykata e Faktit në Korçë rrëzoi kërkesën e palës mbrojtëse për mos-arrestimin e Naum Dishos deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata e Lartë. Në seancë, mbrojtja paraqiti disa prova në mbështetje të kërkesës së tyre, mes të cilave edhe një raport mjekësor për gjendjen jo të mirë shëndetësore të kreut të pandehurit.
Më 9 qershor të vitit 2011, Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, dha masën e dënimit me 1 vit burg për Dishon. “Nga hetimet dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe kryetarit të komunës, për ndërtimin nuk është marrë asnjë leje. Pasi kanë kryer punimet në sipërfaqe, kanë dalë eshtra dhe janë gjetur 11 fragmente kockore, të cilat nga ekspertimi kanë rezultuar të jenë eshtra njerëzore. Mbi 10 varre janë dhunuar nga kryerja e këtyre punimeve”, thuhej në kërkesën e prokurorisë. Për arrestimin e tij ka reaguar edhe diplomacia greke, duke kërcënuar Tiranën për hapat e saj integrues. /S.Ll/Start/
2012-03-21 10:57