Shteti i ri, pune per fuqizim
Njohja e shpejte e Kosoves si shtet i pavarur e sovran nga vendet me te fuqishme boterore, paraqet nje rast te vecante. Por per deputetet kosovare. tani Kosoves i mbetet te konkurroje per mekanizmat financiare nderkombetare. Aplikacionet e para qe Kosova pritet t'i beje per anetaresim ne mekanizmat financiare nderkombetare jane Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore. Nderkaq, hapja e ambasadave dhe perfaqesive diplomatike te para ne bote, sipas zyrtareve te Qeverise se Kosoves, do te behet pas tranzicionit ne Uashington, Nju Jork e Bruksel, per t'u pasuar me pas me rajonin dhe vendet me te fuqishme evropiane.
Njohja ka kaluar me sukses fazen e pare kualitative, ku jane perfshire vendet me te fuqishme boterore ne njohjen e saj, duke perjashtuar Rusine. Por kjo njohje kualitative tani pritet qe te kaloje ne nje njohje me masive, ku mund te perfshihen edhe vendet e rajonit. Deputeti i PDK-se dhe ministri ne Qeverine e Kosoves, Enver Hoxhaj, thote se Kosova, procesin e shtet-berjes e ka kaluar njesoj si edhe vendet tjera te rajonit, por me nje vonese te konsiderueshme. Sidoqofte, Hoxhaj e konsideron si momentin kryesor njohjen e Kosoves nga ana e vendeve me te fuqishme boterore. "Vala e njohjes se shtetesise se Kosoves dhe formulimet qe vijne se e njohin Kosoven si shtet te pavarur e sovran dhe demokratik, jane formulime qe neve na bejne me dije qe Kosova ne shtetesine e saj ne forme te njohjes, eshte shtet i plote. Kuptohet qe do te kete dinamike edhe javeve te ardhshme, por ne jemi shume te kenaqur qe faza e pare ka sjelle nje njohje kualitative te shteteve qe jane realisht politike-beres ne bote", thote Hoxhaj.
Ne anen tjeter, deputeti i AAK-se, Bajram Kosumi, thote se perkunder nje njohjeje mjaft te fuqishme te Kosoves, ka edhe disa vende evropiane qe hezitojne ta njohin Kosoven si shtet. Sidomos, ai vecon ketu disa vende evropiane dhe ato te rajonit, me theks te vecante ne Maqedonine, e cila e kushtezon njohjen e Kosoves me perkufizimin paraprak te vijes kufitare. "Eshte nje prej rasteve te vecanta qe nje shtet krijohet dhe njihet shume shpejt prej nje numri kaq te madh te shteteve. Por, ne anen tjeter, kihet parasysh se ne krijimin e ketij shteti kane marre pjese jo vetem shqiptare, por edhe shume shtete tjera, disa prej te cilave tash po hezitojne, pra disa shtete evropiane qe kane pasur rol te fuqishem qe tete vjet ketu... Ndersa, per vendet tjera, sidomos per Maqedonine dhe Malin e Zi, mendoj se ne radhe te pare diplomacia maqedonase eshte dashur te jete shteti qe ne dhjeteshen e dyte e njeh Kosoven", thote Bajrami.
Njohja e Kosoves se pavarur edhe nga ana e vendeve ballkanike, sipas Enver Hoxhajt, do te shenonte dhe fundin e status-quo-s ne Ballkan, pasi qe ceshtja e Kosoves ishte ceshtja e fundit e pazgjidhur. Ai nuk pret qe kete njohje Kosova ta kete edhe nga Serbia, por nga vendet tjera nuk pret hezitime. "Per te gjitha shtetet e rajonit, me perjashtim te Serbise, pavaresia e Kosoves eshte fakt nderkombetar dhe eshte fakt politik dhe jam shume i sigurt se nje gje e tille do te ndodhe ne nje te ardhme te afert, e per mendimin tim do te jete ndoshta ceshtje e javeve te ardhshme e jo edhe me shume se disa muaj", thekson Hoxhaj.
Pas njohjes, Kosoves i mbetet te vendose edhe marredhenie diplomatike me vendet tjera. Nderkaq, sfide me vete mbetet edhe anetaresimi i Kosoves ne organizatat dhe mekanizmat nderkombetare. Perderisa anetaresimi ne Kombet e Bashkuara apo ne OSBE besohet se do te vonoje, per shkak te kundershtimeve te Rusise, Kosova, sipas Enver Hoxhajt, mund te anetaresohet dhe te perfitoje nga mekanizmat financiare nderkombetare. "Komplekse eshte ceshtja e organizatave, te cilat funksionojne me nje konsensus te brendshem, por une mendoj se eshte ne dobi te imazhit te ketyre organizatave qe t'ia mundesojne Kosoves qe te anetaresohet ne keto organizata", thote Hoxhaj.
Deputeti Bajram Kosumi thote se mekanizmat financiare nderkombetare dallojne dhe disa mund t'ia kushtezojne Kosoves mbeshtetjen financiare me te qenit anetare e OKB-se. "Ato mekanizma qe jane te lidhur me OKB-ne, kushtezohen prej te qenit anetare te OKB-se. Kosova, si duket, nuk mund te jete edhe nje kohe anetare e OKB-se, per shkak te qendrimit rus etj. Mirepo, ka ekzistuar nje diskonim pozitiv i Bankes Boterore, i FMN-se dhe i Bankes Evropiane per Zhvillim, qe pavaresisht statusit te Kosoves ne OKB, Kosova te kete qasje te drejtperdrejta si shtet ne keto mekanizma financiare nderkombetare", pohon Kosumi.