E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesoret kuqezi spostojne kupen dhe kampionatin

Sektori i Garave ne FSHF ka njoftuar se, per shkak te impenjimeve te ekipit Kombetar te futbollit, ne dy ndeshjet miqesore ne datat 21 dhe 26 mars 2008, datat e zhvillimit te ndeshjeve te kampionatit kombetar dhe te Kupes se Shqiperise do te ndryshojne duke u spostuar nga kalendari i percaktuar me pare. Keshtu, ndeshjet e kthimit te turit te trete te Kupes se Shqiperise do te spostohen nga data 19 mars, me 12 mars, ndersa java e 25-te e kampionatit do te shtyhet nga 22 marsi me 14 maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›