"Vleresojme ndihmen e Shqiperise per njohjen e shtetit te ri"
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka vleresuar rolin e diplomacise se Shqiperise, e cila sipas tij ka qene aktive, ka qene ne sherbim te Kosoves dhe i ka shprehur mirenjohjen. "Ne kemi qene sebashku ne disa takime te perbashketa dhe e njoh dhe e vleresoj rolin e Berishes, gjithashtu te diplomacise shqiptare, te dy ministrat tane kane qene ne takime te perbashketa dhe kane prezantuar me se miri per njohjen e Kosoves", deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar. Krahas kesaj, ai ka vleresuar se Kosova eshte shtet i pavarur, ka nje diplomaci qe eshte treguar e suksesshme dhe po te mos ishte per kete fakt, ky shtet nuk do te kalonte tranzicionin, po te mos ishte e suksesshme nuk do te ishte arritur shpallja e Kosoves shtet. "Prandaj edhe njohja nga 53 shtete te botes, per Kosoves eshte sukses i plote. Ështe sepse na kane njohur vende shume te medha ekonomikisht, na ka njohur shumica e vendeve te rajonit. Greqia ka njohur pasaporten, megjithese nuk ka njohur ende si shtet Kosoven. Procesi i njohjes nga ky vend eshte ne proces e siper", sqaroi Kryeministri Thaci. Perpos ndihmes se Shqiperise ne lobim per pavaresine e Kosoves, kreu i mazhorances kosovar, ka vleresuar si me nje rendesi te madhe ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine. "Per sa i perket rruges Durres-Kukes-Morine, eshte nje projekt madhor, me rendesi te jashtezakonshme rajonale, kjo do te kete efektet e veta shume te medha per te ardhmen shume te afert. Ka ardhur koha qe te fillohet me zhvillimin ekonomik", theksoi Thaci.