Shteti “në dorë” të Artan Kristos
26/04/2010 Sfidoi sigurinë kombëtare, çmontoi paswordet e Presidencës, SHISH-it dhe Forcave të Armatosura
Zbardhet lista e institucioneve që përgjonte i akuzuari për terrorizëm Muhamed
Abdullahi
DURRES- Dhjetëra kode që përdoren nga institucionet kryesore të shtetit përfshirë këtu edhe disa të organizmave të huaja që veprojnë në Shqipëri, janë zbuluar nga Artan Kristo, i cili shtatë muaj më parë u arrestua nga policia për akuzën e thirrjes publike dhe propagandës për qëllime terroriste. Nga një hetim special të kryer nga Prokuroria e Durrësit, kjo e fundit ka kuptuar se i gjithë shteti shqiptar ka qenë në dorë të Artan Kristos, ku çdo gjë që quhej sekret ai e dinte dhe se çdo zhvillim politik, ushtarak dhe policor që paraprihej të kryhej, merrej vesh shumë shpejt nga 32-vjeçari Kristo. Komunikata, urdhra të brendshëm, plane operacionale të jashtëm dhe të brendshëm, korrespodenca, fonde të ndryshme financiare, dhe informacione të konsideruara tepër sekret, mendohet se kanë rënë në dorë të Kristos, të cilat dyshohet se ai ia përcillte dikujt tjetri. Strukturat hetimore nuk pranojnë të japin shumë detaje lidhur me destinacionin përfundimtar të këtyre informacioneve dhe se kujt shteti apo individi i hynin në punë këto kode, por ato shtojnë se ka qenë pikërisht ndërhyrja në sistemin kompjuterik të institucioneve të rëndësisë së veçantë, që ka detyruar agjentët e SHISH-it të fillojnë hetimet lidhur me çështjen në fjalë.
Institucionet
Gazeta “Metropol” ka arritur të zbulojë listën e institucioneve elitare të shtetit, të cilat janë “zbërthyer” nga 32-vjeçari Artan Kristo që njihet ndryshe me emrin Muhamed Abdullah Al Albani. Në listën me dhjetëra institucione bien në sy ato si: Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Kryeministria, pa harruar edhe institucionin e Presidentit, organ ky që ka frerët e sigurisë kombëtare të vendit dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Por këto janë vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas burimeve për Kriston nuk ishte e vështirë të “zbërthente” edhe institucionet e huaja që veprojnë në Shqipëri, ku veç disa ambasadave të huaja, njeriu që akuzohet për thirrje terroriste ka depërtuar edhe në strukturën e brendshme të dy misioneve amerikane dhe Bashkimit Evropian (ICITAP) dhe (PAMECA). Këto dy struktura japin mbështetjen e tyre në reformimin e Policisë së Shtetit dhe në SHISH, të cilat veç ndihmesës financiare që japin, kryejnë edhe trajnimin e agjentëve dhe oficerëve në përpilimin e planeve operacionale dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri.
Qëllimi i Kristos
Nuk dihet me saktësi se cili ishte interesi dhe qëllimi i Artan Kristos, që të ndërhynte në sistemet kompjuterike të këtyre institucioneve, por lidhur me këtë gjë Shërbimi Informativ Shqiptar, vazhdon hetimet për të rënë në gjurmët e ndonjë personi konkret. Mësohet se e gjithë lista me emrat e dhjetëra institucioneve të rëndësisë së veçantë shqiptare dhe të huaja, është konstatuar gjatë ekzaminimit të njërës prej katër njësive qendrore kompjuterike të sekuestruara si provë në banesën e të pandehurit Artan Kristo, që ndodhet në lagjen Nr.6 në Durrës. Gjatë këqyrjes së kësaj njësie, hetuesit e Prokurorisë së Durrësit kanë vënë re se në të ndodhej një tabelë, ku ishin të listuara një sërë institucionesh që kualifikohen me ligj sit ë rëndësisë së veçantë. Përballë emrave të këtyre institucioneve ishin të listuara domain-et, username-t dhe password-e e shumë të dhëna të tjera që i përkisnin institucioneve të sipërcituara. Nuk dihet me saktësi nëse Artan Kristo nëpërmjet kësaj praktike, ka mundur të zbërthejë edhe passwordet e e-maileve të krerëve të shtetit duke përgjuar korrespodencat e ndryshme që ata kryejnë me personat VIP të tjerë. Por duke u nisur nga aftësitë e Hoxhës në përdorimin e sistemeve kompjuterike, burimet tregojnë se kjo gjë edhe mund të ketë ndodhur, pasi ai arrinte të çmontonte sistemin e sigurisë së institucioneve dhe ka shumë mundësi që nëpërmjet informacioneve që mblidhte mund të ketë hapur edhe këto e-maile.
Në kompjuterët u gjendën domain-et, usernam-et dhe password-et e Rinasit
Aeroporti i Rinasit, në vëmendje të “terroristit”
SHISH heton për zbardhjen e destianacionit të kodeve
Në qendër të vëmendjes së Muhamed Abdullah Al Albani (Artan Kristo) nuk kanë qenë vetëm institucionet qeveritare, por në listën e tij ndodhej edhe një nga objektet që kohët e fundit janë përdorur shpesh nga terroristët, për të hedhur në erë kullat binjake në New York dhe për të shpërthyer apo marrë peng avionët gjatë kohës së fluturimit. Një nga këto objekte është aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga i cili mësohet se 32-vjeçari Kristo arrinte të merrte informata lidhur me planet operacionale të vendosjes së sigurisë në aeroport dhe komunikatat e brendshme të administratës. Duke pasur kodin hyrës në sistemin kompjuterik të aeroportit Kristo, arrinte të merrte të dhëna edhe mbi udhëtimin e personazheve VIP të politikës shqiptare, uljen e avionëve të huaj dhe privatë (Charter) si dhe të mësonte se kush person i rëndësishëm do të udhëtonte gjatë javës së ardhshme, pasi gjithçka ishte e programuar. Hetues të çështjes thanë se nuk kanë mundur të zbardhin destinacionin e këtyre informative dhe motivin se pse Kristo interesohej për to, duke zbërthyer kodet e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”. Aktualisht struktura të veçanta të SHISH-it vazhdojnë hetimet, të cilat kanë ngritur një sërë dyshimesh mbi destinacionin përfundimtar të këtyre të dhënave. Për të gjithë këto Prokuroria e Durrësit ka ngritur ndaj Artan Kristos akuzën e “keqpërdorimit të pajisjeve” vepër penale kjo që parashikohet nga neni 293/ç të Kodit Penal. Ndërkohë aktualisht për Artan Kriston vazhdojnë hetimet nga Prokuroria e Durrësit edhe për veprën penale të mashtrimit, pasi i pandehuri 32-vjeçar ushtronte aktivitet në mënyrë të paligjshme si mjek popullor që pretendon se shëron sëmundje si: Kanceri, HIV Aids, sëmundje psikike e të tjera. Lidhur me këtë ngjarje, ai u zbulua pak kohë më parë nga emisioni televiziv “Fiks-Fare”, ku pamjet e transmetuara tregonin se si i pandehuri Artan Kristo përpiqej që t’i shëronte sëmundjen një pacienteje. Ndërsa për sa i përket thirrjeve dhe ligjëratave të kryera prej tij, mësohet se kjo gjë nuk lejohet pasi i Muhamed Abdullahi nuk ushtron asnjë funksion në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe nuk ka asnjë autorizim të mbajë fjalime apo ligjërata të tilla.
Transkriptet e plota
Videot kamikaze që arrestuan Kriston
Dy videot terroriste që quan në arrestimin e Artan Kristos janë transkriptuar nga Prokuroria e Durrësit, tek të cilat Muhamed Abdullah Al Albani shfaqet duke folur lidhur me luftën e Xhihadit, Spanjën, dhe kërkon që të ndihmojë islamin me xhihadin e fjalës, të dorës, shpatës e të bombës, e ça të ketë atëherë kur të vijë koha. Sipas Prokurorisë, dy videot të titulluara: A ka Xhihad në botën islame?, dhe A ka Xhihad sot?, janë gjendur fillimisht në faqen e internetit www.albselfet.net dhe më pas ato janë hedhur disa muaj më parë edhe në “You tube”. Konkretisht rezulton se i pandehuri Artan Kristo mban fjalimin si vijon: Xhihadi është obligim dhe obligimi i tij vazhdon deri në ditën e gjykimit. Dhe na është marrë Spanja ajo është e jona, na i kanë marrë kurftarët (të pafetë) e kemi obligim ta kthejmë, duhet të punojmë për ta kthyer se aty janë vrarë hoxhallarë, muxhahedinë, gra, pleq dhe fëmijë…Këtu është krijuar një konceptet që në xhihad shkohet për t’u vrarë. Jo në xhihad shkohet për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për shumë gjëra. Duhet të përgatitemi që të jemi si ajo pakica e vogël që ka mundur shumicën e madhe…Në atë kohë ka qenë kali, sot janë gjëra të tjera, në atë kohë ka qenë shpata sot lufta bëhet me butona…Nuk është frikë kjo të keni frikë Allahun sa të keni mundësi. Nuk është frikë kjo, që të frikësohesh nga raketat, bombat apo nga B-52, F-21 apo 23-shet. S’kemi frikë as nga B-ja as nga F-ja, por është logjika normale për të shuar dhe shkatërruar atë vend, e për të ngritur “Shtetin Islam”. Nuk jemi kundra xhihadit, duhet ta mëtojnë këto Beni Aden, që nuk jemi kundra. Jemi pro Xhihadit. Ne i lusim Allahut subhadin ue teala që të vijë ajo ditë e të na mundësojë. Por duhet përgatitjet… flet arabisht…Përgatituni sa të keni mundësi. Nga sekuestrimi i rreth 600 CD, karta memorie,4 servera, dhe 5 kompjuterë hetuesit kanë gjendur edhe një video me titull “Gjykimi mbi votimet” ku i pandehuri flet për ligjin e zgjedhjeve parlamentare.
Lista e institucioneve
Shërbimi Informativ Shqiptar
Presidenca
Kryeministria
Ministria e Brendshme
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Shëndetësisë
Aeroporti i Tiranës Nënë Tereza
Policia e Shtetit
Misioni i BE-së (PAMECA)
Misioni amerikan (ICITAP)
Dhe disa ambasada
Neni232/a Kodit Penal
Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose e propaganda në forma të tjera, që synon mbështetjen apo kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale dënohet me burg nga katër deri në dhjetë vjet.
Neni 293/ç Kodit Penal
Prodhimi, mbajtja, shitja, dhënia në përdorim, shpërndarja apo çdo veprim tjetër për vënien në dispozicion të një pajisjeje, ku përfshihen edhe një program kompjuterik, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrje apo një e dhëne e tillë e ngjashme, të cila janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik ose në një pjesë të tij, me qëllim kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 192/b, 293/a, 293/b dhe 293/c të këtij Kodi, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.