Shteti spaguan, ndërtuesi mban peng shkollën

Shkolla "Dervish Hekali"
Shkollë e mesme Dervish Hekali ,në qytetin e Ballshit ku mësojnë 420 nxënës ka vite që është amortizuar dhe nuk plotëson kushtet për një shkollë normale. Kjo duket qartë jo vetëm në ambientet brendshme, në klasa, në hyrje të shkollës por edhe në oborrin e saj.
Këtu u mungon gjithçka. Të gjitha janë jashtë kushteve teknike për mësimdhënie. Janë 420 nxënës, një numër ky tepër e madh për ambientet ku duhet të zhvillosh mësimin gjë që nuk lejon edhe mësimdhënien në kushte të mira sipas rregullave.
Drejtori i kësaj shkolle, Alban Licaj shprehet se godina ka shumë vite në këtë gjendje dhe kjo është mirëmbajtur në sajë të Drejtorisë së Arsimit dhe personelit të kësaj shkolle. Mbas kërkesave të shumta nga na e Drejtorisë së Arsimit të Mallakstrës para një viti ka nisur ndërtimi një shkolle. Ajo është një godinë tepër funksionale dhe me parametra bashkohore dhe pothuajse ka përfunduar.
Por ende nuk dorëzohet pasi sipërmarrësi i saj nuk është paguar ende nga qeveri për punën. Ai ka bërë një investim ku në preventivë për zbatimin e projektit nuk ishte parashikuar me premtimin se për këtë shtesë fondesh ai do të paguhej. Janë 3 420 420 milionë lekë, të cilët shteti i detyrohet këtij ndërtuesi. Derisa dikush të kujtohet që këtij ndërtuesi i duhet dhënë paratë kjo shkollë, do mbetet peng i kësaj mosmarrëveshje. Por ata që po e pësojnë më shumë janë 420 nxënësit dhe personeli mësimdhënës i shkollës së mesme Dervish Hekali. /K.Thana/