E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtigje të reja drejt reformimit të kërkimit shkencor

Reformimi i Akademise se Shkencave dhe ristrukturimi i kerkimit shkencor me ngritjen e qendres Albanologjike,ndonese nje hap i vonuar,perseri perben nje faze te rendesishme,e cila tregon per emancipimin e mendimit politik ne raport me shkencen dhe zhvillimet bashkohore te saje.Nje funksion themelor i kesaj reforme krahas perpjekjeve per te rritur nivelin kerkimor-shkencor ne raport edhe me nevojat qe ka vendi yne,eshte dhe syprimimi i nje klase te caktuar intelektualesh qe per dekada me radhe, veç fallsifikimit te institucionalizuar, nuk eshte se i kane sjelle ndonje dobi te madhe Albanologjise(ketu sigurisht qe bejne perjashtim insitutet shkencore te profilizuara ne fusha specifike siç eshte hidroenergjitika,etj).

Ata qe kane nje informacion te kufizuar lidhur me çeshtjen ne fjale,paragjykimit dhe politizimit te gjithçkaje nuk mund t’i shpetojne. Megjithate duhet te jemi racional,me kerkues “te vjeter” shkencor apo historiane medioker,si mund te ngrihet nje qender e re Albanologjie? Siç dihet,krahas shkencave te tjera shoqerore siç eshte gjuhesia, etnologjia apo letersia,nje fushe mjaft problematike per akademiket perben historia,e cila per 50-te vite eshte cunguar,deformuar dhe keq-interpretuar,brenda kornizes ideologjike ne te cilen studiuesit shqiptare ishin te detyruar te shikonin gjithçka.

Gjuhesia po keshtu perben nje fushe me vete e cila kerkon gjithashtu nje pune po aq skrupuloze per vete faktin se popullit shqitar ýu imponua dialekti i nje zone e cila nuk ze as 1/5 e tije. Etnologjia eshte nje aspekt tjeter,shqiptaret jane studiuar vetem mitologjikisht si nje nga popujt ku feja nuk ka pasur asnje ndikim te sajin ne formesimin e kultures kombetare. Historia e letersise ndonese me ndryshimin e sistemit politik ne vendin tone nuk ka shenuar ndonje arritje te re, shume shkrimtare dhe vepra letrare te etiketuara si “reaksionare” dhe “borgjeze” akoma mbeten si te tille, pasi ende nga i ashtu quajturi instituti i letersise, nuk kemi ndonje botim te rishikuar.

Nje nga shkaqet,e shumta te kesaj tabloje te zymte te shkences shqiptare eshte dhe fakti se: “ata qe jane ushqyer me genjeshtra tere jeten, e tretin me shume veshtirsi te verteten”, prandaj ne kete fillim shekulli te ri ku evoluimi i shkencave te ndryshme ka pesuar nje zhvillim te pa-parashikuar si rezultat edhe i prurjeve te reja te teknologjise, ne nuk mund te rrijme “ne vend numëro”, por duhet te perqafojme te rene, te verteten,dhe ç’eshte me e rendesishme,dinamiken dhe metodat bashkohore te kerkimit shkencor.

Sigurisht qe diçka e tille do te hase kundershti,ne radhe te pare nga “konservatoret”,te cilet per studime qe mund te thuhet se u ka ikur dhe jeta “bosh”,kane mare dhe tituj shkencore,akademik,apo pse jo,dhe “nder i kombit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›