Shtohen 2450 kuota masterash shkencore procedurat e aplikimit
Keshilli i Ministrave vendosi dje shtimin e 2450 kuotave te reja per programet Master i Shkencave duke i dhene mundesi nje pjese te madhe te aplikanteve qe te perfshihen ne ciklin e dyte te studimeve. Ne vendimin e djeshem u percaktua se kuotat per keto programe do te jene 6525 ne ndryshim nga vendimi fillestar qe parashikonte vetem 4075 kuota per programet dyvjecare te ciklit te dyte.
Nderkaq vendimi heq kuotat per te gjithe ata qe kane perfunduar nje program studimi te nivelit te dyte qofte ky master shkencor apo diplome te vjeter katervjecare dhe qe duan te vijojne nje master te dyte shkencor ne nje fushe paralele. Nga kuotat e reja 5873 do te jene per aplikantet nga Shqiperia ndersa 652 do te shperndahen per te gjithe kandidatet nga trojet shqiptare jashte vendit.
Tarifat vjetore te shkollimit per studentet qe do te regjistrohen ne vitin e pare per te gjitha programet e studimit te ciklit te dyte jane indeksuar ne krahasim me vitin e kaluar. Kandidatet qe do te fitojne te drejten ne nje program studimi te ciklit te dyte ne institucionet publike te arsimit te larte ne vitin akademik 2010-2011 dhe qe u perkasin shtresave sociale si te verber/te shurdher invalide paraplegjike dhe tetraplegjike femije rome ballkano-egjiptiane jetimet apo femije te policeve dhe ushtarakeve te rene per shkak te detyres e te ish-te perndjekurve politike paguajne nje kuote ne masen 50 te tarifes se shkollimit. Kete te drejte do ta kene edhe studentet e viteve me te larta qe u perkasin po ketyre shtresave sociale - percaktohet ne vendimin e Keshillin e Ministrave.
6525 kuota prej te cilave 2450 te reja jane percaktuar per programet Master Shkencor
100 kuotat e percaktuara per program te dyte studimi jane anuluar nga Keshilli i Ministrave