E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honeymoons ne Parlamentin Evropian

Ne muajin janar nen kujdesin e eurodeputetes greke znj. Maria Eleni Koppa u shfaq ne PE filmi Honeymoons nje bashkeprodhim i pare shqiptaro-serb me regji te Goran Paskaljevic shkruar nga Goran Paskaljevic dhe Genc Permeti. Ne kete eveniment moren pjese nje numer i madh eurodeputetesh te cilet mbulojne dhe problematikat e Ballkanit perendimor ne PE por dhe ambasadore te vendeve te ndryshme anetare te BE-se si dhe perfaqesues nga Keshilli i BE-se dhe nga Komisioni Evropian. Vendi yne u perfaqesua nga zevendesministrja e Kultures Suzana Turku Arben Lami drejtor ekzekutiv i Qendres Kombetare te Kinematografise Genc Permeti bashkautor dhe realizues i filmit si dhe ambasadorja e RSH-se prane BE-se znj. Mimoza Halimi ndersa nga pala serbe mori pjese ministri i Kultures z. Nebojsa Bradi si dhe Kryetarja e Parlamentit serb Slavica Djukic-Dejanovic ne vizite zyrtare ne Bruksel.

Ne fjalen e hapjes eurodeputetja znj. Koppa shprehu kenaqesine e saj per realizimin e ketij projekti duke shpresuar qe mesazhet e ketij filmi per paqe dhe mirekuptim te jene motivi i vendeve te rajonit ne menyre qe rruga e ketyre vendeve drejt Evropes mos te jete me nje mit por nje realitet i prekshem tashme me liberalizimin e vizave per qytetaret e Ballkanit. Eurodeputetja znj. Koppa duke falenderuar bashkeproduktoret e filmit shprehu gatishmerine e saj per te ndihmuar ne promovimin e kultures dhe vlerave te vendeve te Ballkanit ne PE. Duke marre ne konsiderate kohen kur filmi eshte realizuar ajo ngjall endrrat e shqiptareve dhe serbeve drejt nje bote te civilizuar evropiane te levizjeve te lira - tha nder te tjera ministrja jone Turku. Gjate aktivitetit u shperndane materiale te ndryshme promovuese per Shqiperine.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›