E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmia e Avdyl Loshajt gjykata e rikthen ne Kosove per firme

Konstatimi marrja e deshmise nuk ishte firmosur nga gjyqtari kosovar qe kishte zhvilluar seancen e pyetje-pergjigjeve

Deshmia e dhene drejtesise kosovare nga Avdyl Loshaj eshte rikthyer serish ne Kosove nga gjyqtaret shqiptare. Shkak per rikthimin ne Kosove te kesaj deshmie eshte bere konstatimi ne leter-porosi se gjyqtari qe ka zhvilluar seancen ne Gjykaten e Pejes dhe ka ndjekur pyetje-pergjigjet e dhena nga Loshaj nuk e ka firmosur ne fund procesverbalin. Madje dergimi serish ne Kosove i leter-porosise eshte shoqeruar edhe me disa pyetje qe gjykata i drejton gjyqtarit kosovar mbi procedurat qe ndiqen nga keta gjyqtare ne perfundim te nje seance dhe nese duhej ta firmosin apo jo procesverbalin. Kjo mangesi ne leter-porosi solli edhe shtyrjen e seances se djeshme dhe pritjen e pergjigjes nga autoritetet kosovare. Deshmia e Loshajt ka mberritur kohe me pare ne Gjykaten e Krimeve te Renda permes Ministrise se Drejtesise ndersa ne te ky deshmitar dhe njekohesisht person i arrestuar nga strukturat e SHIK nen gjykim ka dhene shpjegime per ngjarjen per te cilen permendet. Askush nuk jep detaje rreth deshmise se tij ndersa mesohet se shume shpejt ajo do te lexohet ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Por kjo deshmi do te lexohet dhe merret ne administrim nga trupi gjykues vetem pasi te plotesohet edhe mangesia e fundit e konstatuar ne fund te procesverbalit pra mungesa e firmes se gjyqtarit te seances. Avdyl Loshaj mesohet te kete deshmuar ne muajin dhjetor ne Gjykaten e Pejes me kerkese te tij pasi ngriti pretendime se nuk kishte siguri jete ne Shqiperi. Kerkesa u pranua dhe pyetjet nga palet iu derguan me leter-porosi autoriteteve kosovare te cilat e zbatuan ate ne muajin dhjetor kur Loshaj ndodhej posacerisht per kete arsye ne Kosove. Dhenia e deshmise nga ana e deshmitarit Loshaj eshte konfirmuar ne sallen e gjyqit nga prokurori i ceshtjes Xhevat Hana i cili deklaroi se ne 24 dhjetor te vitit 2010 nga ana e autoriteteve kosovare kam marre konfirmim se ne daten 20 dhjetor 2010 eshte realizuar pyetja e deshmitarit Avdyl Loshaj ne Gjykaten e Pejes. Ne 22 dhjetor ky material i ka kaluar Ministrise se Drejtesise se Kosoves e cila do tia dergoje ne rruge zyrtare Ministrise se Drejtesise ne Shqiperi. Leter-porosia mberriti por me mangesi te nje firme ndaj dhe i eshte rinisur po permes Ministrise se Drejtesise se Shqiperise drejt Kosoves per ta plotesuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›