Shtohen importet e mallrave kinezë në tregun shqiptar
Tregtia e jashtme e vendit tonë me Kinën ka patur rritje gjatë këtij viti, çka ka bërë që mallrat kineze të vazhdojne të shtohen në tregun shqiptar. Sipas burimeve nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregtia tradicionale me shtetin e madh aziatik po vazhdon me ritme të kënaqshme, duke synuar rritjen e importit, por edhe të eksportit. Gjatë muajit maj të vitit 2009, nga tregu kinez janë importuar mallra me një vlerë prej 3,324 miliard lekë (nga 2,418 miliard lekë që ishte në muajin mars dhe 2,423 miliard lekë që ishte kjo shifër në maj të vitit të kaluar). Ndërsa për të pesë muajt e parë të këtij viti, nga Kina janë importuar mallra të ndryshme me një vlere prej 13,651 miliard lekë (nga 6,948 miliard lekë që ishte si tremujor dhe 10,581 miliard lekë që ishte kjo shifër për pesë muajt e parë të vitit të kaluar). Sipas INSTAT, gjatë muajit maj të 2009, drejt tregut kinez kanë shkuar mallra të ndryshme shqiptare me një vlere prej 349 milion lekë (nga 254 milion lekë në muajin mars dhe 506 milion lekë në pesë muajt e parë të vitit të kaluar).
...