E Diel, 1 Nëntor 2026

G8 shuan urinë me 20 miliard dollarë

G8 ka aprovuar ditën e sotme një vendim sipas të cilit do të sigurohet ushqimi elemtar për të uriturit. Në fillim G8 ishte e mendimit se edhe me 15 mld dollarë mund të shuhej uria e botës së tretë, por në fakt vetëm pak minuta më vonë pas këtij artikulimi më të pasurit e njëkohësisht edhe më të fuqishmit e botës njëzëri miratuan shifrën 20 miliardëshe. Sipas këtij vendimi këto para duhet të mjaftojnë për 3 vietë që nga sot. Popujt e vendeve të G8-s që tashmë kanë dhënë shenjat e para të qendrueshmërisë ekonomike pas krizës dhe që gëzojnë edhe një besim të mirë, tashmë kanë mundur të lënë diçka mënjanë edhe për ata që vuajnë nga uria. G8 tashmë po diskuton në lidhje me krizën globale duke u munduar të japë edhe një zgjidhje të mundshme për të. Për të rilindur edhe një herë sistemi financiar , duke pasur gjithnjë parasysh rrezikun që tashmë u kalua por që nuk do të thotë se nuk mund ta godasë më ekonominë. 

“Tregjedet e hapura janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin”. Udhëheqësit riafirmuan edhe një herë vendosmërinë e tyre për t’i rezistuar proteksionizmit”.  Sa i përket tregtisë ndërkombëtare duhet të arrihet në një përfundim ambicioz dhe i ekuilibruar në vitin 2010 në samitin që do të zhvillohet në Doha Roud.

Drejtuesit vendosën për të vepruar shpejt në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur ndikimin e krizës aktuale mbi përparimin drejt Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit në Afrikë. Po ashtua ata konfirmuan angazhimet e tyre për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm. E ndërkohë që jashtë këtij samiti nuk janë lënë edhe çështje të tjera shumë të rëndësishme si ndryshimi i klimës, paqja në botë dhe siguria. Në draftin e dokumentit final të samitit të G8 në referencë të këtij takimi janë përfshirë edhe Algjeria, Angola, Egjitpi, Etiopia, Libia, Nigeria, Senegali, Afrika e Jugut, Bordi i Bashkimit Afrikan dhe organizatat të tjera ndërkombëtare.

Të mëdhenjtë kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi “mospërhapjen në hapësirën e dhurur të trakatit për përpjekjen për një botë pa armë bërthamore. Për këtë qëllim Shtetet e Bashkuara  do të thërrasin një konferencë në pranverë të 2010 për të diskutuar në lidhje me këtë çështje dhe për të rishikuar traktatin në fjalë si dhe shkaqet për mosbatimin e tij”

Liderët e G8 kanë shprehur gjithashtu edhe shqetësimin e tyre në lidhje me zhvillimet më të fundit në Iran. Ata shprehën shqetësimin e tyre për dhunënë që u ushtrua pas zgjedhjeve, ndërhyrjen ndaj medias. Të mëdhenjtë e cilësuan të pajustifikueshme arrestimin e gazetarëve dhe të shtetasve të huaj. Ndërkohë që  miratuan një projekt angazhimi për një zgjidhje diplomatike edhe pas kundërshtimit të vazhdueshëm që Irani po bën për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare në lidhje me programin e tij bërthamor. Të tetë udhëheqësit dënuan edhe deklarat e presidentit Ahmedinexhad që mojojnë ushtrimin e terrorit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›