E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca suedeze: BE do ta mbështesë Ballkanin Perëndimor deri në intergrimin e tij të plotë

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt deklaroi sot se vizioni për një Evropë të lirë dhe demokratike i referohet të gjithë kontinentit dhe se rajoni i Evropës Juglindore duhet të mbështetet në ndihmën dhe përkrahjen e Bashkimit Evropian. "Në këtë proces ka momente uljeje dhe ngritjeje, por për sa kohë ekziston një vullnet i mirë, ky objektiv është plotësisht i arritshëm", deklaroi Bildt gjatë punimeve të samitit Kroaci 2009 në Dubrovnik. Ndërkohë, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg deklaroi se problemet dhe mosmarrëveshjet dypalëshe ndërmjet vendeve të ndryshme nuk duhet të shndërrohen në pengesa ndaj procesit të integrimit euro-atlantik të vendeve të rajonit. "E rëndësishme mbetet që BE-ja dhe NATO mbeten të hapura për të gjitha vendet e rajonit. Ne nuk duhet të lejojmë që mosmarrëveshjet dypalëshe të bllokojnë rrugën drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike", theksoi Steinberg në hapje të samitit. Në samitin e Dubrovnikut, këtë vit diskutimet do të përqendrohen në zhvillimin e sektorit të energjisë, investimet, zhvillimi ekonomik dhe politikat lidhur me fqinjët lindorë dhe jugorë të Evropës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›