E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Canës, një telenovelë pa fund

 

Mesfushori shqiptar Lorik Cana është një nga emrat më të përfolur në merkato, por në fakt deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete. I vetmi lajm i konfirmuar tashmë është largimi i tij nga Marseja, por ende nuk është zgjidhur enigma se ku do të transferohet. Hamburgu është favoriti kryesor, pasi është klubi që ka shfaqur dhe interesin më të madh për të marrë shërbimet e lojtarit, por është vetë Cana ai që nuk është plotësisht i bindur për të veshur fanellën e këtij ekipi. Volfsburgu është një tjetër emër që është përmendur, madje u përfol se u arrit një akord mes palëve, por që mbeti një lajm i pakonfirmuar. Dëshira e Lorikut mbetet Arsenali, duke qenë se dhe kanë shfaqur interes. Mbase është pikërisht ky klub që po mban në ajër të ardhmen e futbollistit shqiptar, e cila duket se është një telenovelë pa fund. Deri në përfundim të merkatos ka ende shumë kohë, por lojtari do preferonte që gjithçka të qartësohej sa më shpejt të ishte e mundur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›