E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen masat e sigurise ne veri te Kosoves

Zyrtare te misionit EULEX ne Kosove thone se ata do te vazhdojne te punojne ne vendosjen e rendit dhe ligjit ne veri te Kosoves dhe kete e deshmon fakti i shtimit te masave te sigurise ne kete pjese te Kosoves.

Patrullimet ne rruge

Zedhenesi i misionit EULEX Blerim Krasniqi i tha DW-se se ne kete faze pjese e angazhimit te misionit EULEX ne veri jane patrullimet e vazhdueshme neper rruget e kesaj pjese te vendit. Keto kontrolle dhe keto patrulla do te vazhdojne perderisa te jete e nevojshme ne menyre qe siguria ne kete pjese te Kosoves te jete e kenaqshme thote Blerim Krasniqi.


Udheheqesit e institucioneve te Kosoves nga ana e tyre e kane mirepritur shtimin e masave te sigurise ne veri te Kosoves dhe ata jane te bindur ne rezultate. Nga ana tjeter perfaqesues te qeverise ne Beograd kane thene se ata nuk jane kunder arrestimit te krimineleve ashtu sic veproi EULEX javen e shkuar kur arrestoi dy serbe te kerkuar edhe nga autoritetet e Beogradit por shtimi i madh i masave te sigurise ne veri sipas tyre mund te nxise reagimin e qytetareve serb.

Masat kunder grupeve kriminale

Ministri i puneve te brendshme Bajram Rexhepi i tha DW-se se shtimi i masave te sigurise ne veri te Kosoves nuk eshte kunder qytetareve serbe por kunder grupeve kriminale atje. shte mesazh i dyfishte qe ti inkurajoje qytetaret serbe te bashkepunojne me policine e Kosoves policine e misionit EULEX dhe KFOR-in qe ti identifikoje njerezit qe merren me krimin dhe te lirohen nga grupet te cilat i terrorizojne qytetaret serbe te pjeses veriore te Kosoves thote Bajram Rexhepi.

Njohesit e ceshtjeve te sigurise thone se shtimi i masave te sigurise ne veri te Kosoves eshte nje sinjal i mire qe ajo pjese e Kosoves nuk duhet te lihet ne kaos. Ramadan Qehaja eksperte i ceshtjeve te sigurise thote per programin tone se megjithe ngritjen e masave nga ana e forcave te rendit ne veri ai eshte skeptik per rezultatet. Nuk do te kete rezultate te mjaftueshme ne ate pjese te territorit sepse eshte nje kohe shume e gjate qe strukturat ilegale serbe jane te koncetruara atje jane efektive dhe mbizoterojne ne ate pjese te territorit saqe masat e paralajmeruara me pompozitet edhe kesaj here nuk do te japin rezultate thote Ramadan Qehaja.

Skepticizem ndaj masave te sigurise

Zoti Qehaja thote se misioni EULEX qe nga shtimi i masave te sigurise arrestoi disakriminele mirepo nuk intervenoi qe te shperbeje strukturat paralele serbe te sigurise. Nese nuk luftohen strukturat ilegale serbe qe ekzistojne ne veri atehere edhe rezultatet ne luftimin e krimineleve do te mungoje sepse kriminelet do te jene te mbrojtur nga keto struktura. Prandaj une mendoj se radhitja e prioriteteve nuk eshte e mire thote Ramadan Qehaja.

Veriu i Kosoves i banuar me shumice serbe vazhdon te jete skene e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves dhe i ndarjeve te thella etnike. eshtja e veriut permendet si nje nga temat e mundshme te bisedimeve te paralajmeruara ndermjet Kosoves dhe Serbise te cilat do te mbikqyren nga Bashkimi Evropian.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›