Shtohen mbeturinat, kazanët mbeten të njëjtët

Kështu prej disa vitesh, kur numri i pallateve të reja në Tiranë është rritur në vazhdimesi , duket se kazanet e plehrave janë po ato që kane qënë para disa vitesh. Nuk bëhet fjalë për 1 ose 2 pallate ,po për 10-tra te tillë në shume lagje të kryeqytetit.
Banorët e ketyre lagjeve të reja ne Tiranë ankohen se mungesa e kazaneve, sidomos ne këto ditë të nxehta, sjell ndotjen e ambjentit dhe probleme shëndetësore për qytetarët. Kjo situatë sjell probleme më të shumta për fëmijët të cilët janë të detyruar që lojrat e tyre ti bëjnë më mes te plehrave. Kësaj panorame i shtohet dhe mungesa e infrastukturës në këto zona.
Situata paraqitet alarmante në rrugë e në cepat e pallateve ku mesa duket eshte bërë zgjidhja e kahershme e hedhjes se mbeturinave. Nuk flitet më për ndërgjegje qytetare deri në momentin qe këta banorë nuk janë të imponuar nga prania e kazanëve te plehrave në afersi të pallateve të tyre. Si rezultat, vazhdon të kemi rrugë të pista, lagje të pista dhe një kryeqytet të pistë .