E Diel, 1 Nëntor 2026

60 vendbanime në Slloveni, pa asnjë banorë

Në më shumë se 60 vendbanime në Slloveni, nuk jeton asnjë banorë. Kështu bëjnë të ditur të dhënat e fundit të Entit Slloven të Statistikave.
Në publikimin e titulluar “Emrat e vendbanimeve dhe rrugëve”, thuhet se 60 vendbanime nuk kanë asnjë banorë, ndërsa në 20 vendbanime janë evidentuar vetëm nga një banorë, 22 vendbanime kanë nga dy banorë dhe tetë vendbanime nga tre banorë.
 

Më shumë banorë ka kryeqyteti Lubjana me 272 mijë banorë. Lubjana gjithashtu është vendi me hapësirë më të madhe me 164 km2, ndërsa qytetet dhe vendbanimet e tjera janë më të vogla. Sllovenia gjatë dy viteve të fundit ka shënuar rritje të numrit të banorëve në mbi 2 milion banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›