Shtohen rastet e gripit ne Greqi
Plot 12 raste te reja te gripit te derrave jane konfirmuar ne tre ditet e fundit nga organet greke te shendetesise. Instituti shendetesor ne kete vend ka nxjerre rezultatet pozitive te analizave te kater personave te cilet jane nje vajze 13 vjece qe ka mberritur nga Australia, nje 37-vjecar qe ka ardhur nga Kanadaja si dhe dy femije te se njejtes moshe, tre vjec e gjysme, te cilet edhe ata kane ardhur ne Greqi nga SHBA. Dje eshte konfirmuar edhe rasti i pare ne zonen e detit Jon, ne ishullin Zakinthos, qe eshte nje 38-vjecar i kthyer para disa ditesh nga SHBA.
Ministria e Shendetsise e Greqise ka theksuar edhe njehere se nuk ka asnje arsye per alarm dhe se pjesa derrmuese e pacienteve kurohen ne shtepi per arsye se simptomat e gripit jane shfaqur te lehta ne shumicen e rasteve.