E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, arrestohet një gazetar reformator

Teheran- Kryeredaktori i të përditshmes reformatore iraniane, 'Etemad Melli' që drejtohet nga kandidati humbës në zgjedhjet presidenciale, Mehdi Karoubi, u arrestua sot në mëngjes, deklaroi një nga të afërmit e tij. ‘Bashkëshortja e tij na telefonoi për të na thënë që Mohammad Ghouchani u arrestua në shtëpinë e tij nga disa të panjohur', deklaroi një nga kolegët, i cili nuk dha informacione të tjera.

Autoritetet kanë shtuar arrestimet e opozitarëve në Iran, ku manifestimet vazhdojnë që pas njoftimit për rizgjedhjen e presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Kjo fitore u kundërshtua nga rivali kryesor i Ahmadinexhadit, Mirhossein Musavi, i cili denoncoi sëbashku me dy kandidatët e tjerë të mundur parregullsitë e mëdha në zgjedhje.

Në një letër dërguar shefit të pushtetit gjyqësor, Musavi dhe ish-presidentit reformator Mohammad Khatami kërkuan lirimin e personave të arrestuar ditët e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›