E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton do të takohet me kreun e Konferencës Islamike

Uashington - Sekretarja e Përgjithshme për Marrëdhëniet me jashtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar për një vizitë zyrtare në Uashington sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) Prof. Dr. Ekmeleddin Ihsanoğlu. Takimi pritet të zhvillohet ditën e hënë.

Në deklaratën që bën të ditur OKI, pas fjalimit të presidentit amerikan Barak Obama në Kajro në lidhje me projektet me OKI dhe takimit të shkurtër midis Klintonit dhe Ihsanoglus, ka qenë vetë Hillari Klinton ajo që ka ftuar sekretarin e përgjithshëm të OKI në Uashington për të diskutuar temat në fjalë.

Në Uashington pritet të diskutohen zhvillimet e fundme në gjeografinë islame, marrëdhëniet e përmirësuara kohët e fundit ndërmjet SHBA-OKI, si dhe iniciativat e reja që do të ndërmerren nga politika e re e hapjes së Amerikës ndaj botës islame.

Parashikohet që në takim një peshë specifike të ketë edhe zgjidhja e konfliktit Palestinë-Izrael që mbart edhe një pozicion kyç në marrëdhëniet midis botës islame dhe Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›