E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtohen rastet me ankth tek fëmijët, terapistët këshillojnë më shumë mbështetje emocionale

Në vitet e fundit, po vihet re një rritje shqetësuese e rasteve me ankth dhe depresion tek fëmijët dhe adoleshentët.

Terapistja e zhvillimit, Irena Danjolli, thotë se pavarësisht përpjekjeve, shkaqet kryesore të kësaj rritjeje ende nuk janë identifikuar plotësisht.

“Shkaktar kryesor për një pjesë të çrregullimeve ende nuk janë gjendur siç është autizmi i cili ka një shkaktar “dhe mund të jetë”, por ka dhe raste të adoleshentëve të cilët janë me çrregullim ankthi”, u shpreh terapistja Irena Danjolli.

Danjolli përmend disa faktorë të mundshëm që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor tek të rinjtë, si ndryshimet në mënyrën e jetesës.

“Mënyra e jetës dhe e rrethit social ka shumë rëndësi”, u shpreh Danjolli.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e ndërhyrjeve të hershme dhe rritjes së ndërgjegjësimit për të ndihmuar fëmijët dhe adoleshentët të përballen më mirë me sfidat emocionale.

Gazetare: I. Bajraktari   

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›