E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, 100% ngrohje per shkollat e kopshtet ne Tirane

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha ka bere te ditur dje se Bashkia e Tiranes do te mundesoje qe deri ne fund te vitit 2014 te gjitha shkollat, kopshtet dhe cerdhet e Tiranes te kene sistem ngrohjeje. Kete deklarate kryebashkiaku e beri gjate nje aktiviteti te zhvilluar me rastin e 1 qershorit ku nderoi me cmimin “Mirenjohja e Tiranes” shkrimtarin e njohur per femije Gaqo Bushaka. “Ne kete dite te vecante, te gjithe ne, prinderit tuaj, mesuesit, te rritur ne pergjithesi por edhe Bashkia e Tiranes kemi mundesine te reflektojme se cfare kemi bere deri tani per ju dhe cfare duhet te bejme me shume, qe ju te jeni sa me te lumtur e sa me te gezuar. Ju e dini qe Bashkia investon fort, ashtu sic edhe ia kerkon detyra, per ndertimin dhe rindertimin e cerdheve, kopshteve dhe shkollat e qytetit, te beje te mundur qe deri ne fund te dimrit te vitit 2014, te gjithe shkollat, kopshtet e cerdhet te kene 100% ngrohje por po keshtu te kete me shume ambiente per ju, me shume ambiente sportive, me shume kende lojerash jo vetem aty ku ju kryeni aktivitetin tuaj ne kopshte, cerdhe apo shkolla por edhe ne qendrat tuaja te banimit, afer pallateve tuaja”, eshte shprehur Basha. Ai ka vleresuar vepren e shkrimtarit te njohur qe krijoi personazhin aq te dashur per femije Cufon. “Ne emer te qytetareve te Tiranes, i paraqes kete mirenjohje z. Gaqo Bushaka, per kontributin e tij te cmuar, ne krijimin e nje personazhi te vecante per femije “Cufos” dhe pasurimin e letersise shqiptare per femije me veprat e tij shume te dashura nga te gjithe”, - u shpreh z. Basha. Kryebashkiaku Basha beri gjithashtu te ditur se do i propozoje Keshillit Bashkiak, akordimin e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranes. Shkrimtari i dhjetera librave per femije e ka pritur me emocion te vecante kete titull, duke ia dedikuar krijimtarine e tij, dashurise qe i fali Tirana.

Premtimi

“Ju e dini qe Bashkia investon fort, ashtu sic edhe ia kerkon detyra, per ndertimin dhe rindertimin e cerdheve, kopshteve dhe shkollat e qytetit, te beje te mundur qe deri ne fund te dimrit te vitit 2014, te gjithe shkollat, kopshtet e cerdhet te kene 100% ngrohje por po keshtu te kete me shume ambiente per ju, me shume ambiente sportive, me shume kende lojerash jo vetem aty ku ju kryeni aktivitetin tuaj ne kopshte, cerdhe apo shkolla por edhe ne qendrat tuaja te banimit, afer pallateve tuaja”, tha Basha.

Tabaku ne sallonin e bukurise per femije

Me mbeshtetjen e Bashkise se Tiranes, permes nje granti prej 2500 dollaresh, femijet e Tiranes do te kene nje sallon bukurie dedikuar teresisht atyre. Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes Jorida Tabaku, e pranishme ne hapjen e ketij salloni ka garantuar vazhdimin e mbeshtetjes nga Bashkia e Tiranes, per te gjithe ata qe kane ide novatore dhe plane te mira biznesi. “Zgjodhem 1 qershorin, per te ardhur dhe per te pare biznesin i cili u hap si rezultat i mbeshtetjes se Bashkise se Tiranes. Nje ide shume interesante, shume novatore e cila u drejtohet femijeve dhe perfitojme nga rasti t’u urojme 1 qershorin, duke siguruar se sa here qe Bashkia te kete mundesi per ide te tilla biznesi, qe jane ne sherbim te femijeve, ne do i realizojme ato”, - theksoi znj. Tabaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›