Shtohen shpendët dimërorë në liqenin e Shkodrës, biologia: Shton biodiversitetin

Temperaturat më të ftohta dhe prania e burimeve të mjaftueshme ushqimore kanë shtuar ndjeshëm numrin e shpendëve dimërorë që po frekuentojnë Liqenin e Shkodrës.
Specie të ndryshme si rosat e egra, karabullakët, çafkat dhe lundërzat janë vërejtur gjatë monitorimeve ditore, duke pasuruar biodiversitetin e zonës.
Sipas specialistëve, ardhja e shpendëve migratorë shton biodiversitetin në liqen.
“Jo vetëm pozita gjeografike, por edhe kushtet klimaterike dhe habitatet kanë krijuar kushte të përshtatshme që Liqeni i Shkodrës të ketë këtë larmi biologjike të lartë. Rreth 270 lloje shpendësh mund të gjenden në Liqenin e Shkodrës, gjysma e tyre janë shtegtarë,” tha biologja Aurora Piroviq.
Për më tepër, kjo zonë shërben si një rajon i rëndësishëm kufitar, veçanërisht për rrugët e migrimit të shpendëve dimërorë që lidhin Europën dhe Azinë Veriore me Afrikën Veriore, shprehet biologia Aurora Piroviq.
“Është edhe zonë Ramsar, që do të thotë ligatinë e rëndësisë së veçantë për shkak të numrit të lartë të llojeve të shpendëve ujorë që strehon ky liqen”, tha ajo.
Liqeni i Shkodrës mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme në vend për shpendët migratorë, ndërsa apeli i specialistëve është: ruajtja e natyrës sot siguron biodiversitetin e së nesërmes.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/