Leku fiton pikë kundrejt euros

Monedha kombëtare ka fituar rreth dy pikë ngritje kundrejt euros ditët e fundit. Kështu një euro është shkëmbyer në tregun e këmbimit valutor me 136 lekë. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë euro u shkëmbye me 138 lekut.Lëkundjet e vlerës së lekut dhe të euros po vihen re shumë këto javët e fundit. Rritja e fundit e euros u shpjegua prej specilistëve me faktin se shkëmbimet monetare po realizoheshin kryesisht në monedhën euro dhe kjo shkaktoi një rritje të saj.Megjithatë nga të gjitha këto lëkundje vihet re se leku vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Një ulje me rreth dy dy pikë kundrejt lekut ka pësuar edhe dollari. Kështu në tregun e këmbimit valutor një dollar është blerë me 91 lekë ndërkohë që vetëm dy ditë më parë është shkëmbyer me 93 lekë.