Jemi OK

Me biografi të dyshimtë, pa kredibilitet moral për të dënuar dikë dhe persona që shumë lehtë shantazhohen për shkak të së kaluarës së tyre.
Kjo është akuza që drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje i drejtojnë Nuhi Ukës, kryetarit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, gjyqtarit Driton Muharremi dhe prokurores Dulina Hamiti.
Visar Ymeri, njëri nga drejtuesit e kësaj lëvizjeje, publikisht e akuzoi Nuhi Ukën, si person që ka përvetësuar apo blerë shumë prona nëpër dhe rreth Prishtinës. Ai ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale e EULEX-it, gjë që e bën atë lehtë të shantazhueshëm e shumë të dëgjueshëm, u shpreh Ymeri të martën.
Këtë deklaratë dhe të tjerat në lidhje me zyrtarët e drejtësisë, Ymeri i bëri në momentin kur Vetëvendosja shpalosi çarçafin e kuq në sheshin Nëna Tereze.
Në këtë pëlhurë, janë të vendosur emrat e 22 personave të kësaj lëvizjeje që vazhdojnë të mbahen në paraburgim si të dyshuar për dëmtim të veturave të EULEX-it, javë më parë.
Në këtë rast, Nuhi Uka, i cili përveç pozitës si kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës, i njëjti është edhe kryetar i kolegjit të gjykatësve që merret me çështjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke sqaruar se nuk ka dëgjuar për akuza të tilla, kryetari i Gjykatës Komunale, Nuhi Uka, thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë çështje. Me të marrë vesh se jam përmendur në kuptimin e asaj se ndaj meje Prokuroria Special ka ngritur padi, jam interesuar në prokurorinë gjegjëse ku më është thënë se nuk ka diçka të tillë kundër meje, thotë kryetari Uka për Express.
Por ndryshe nga kryetari i Gjykatës Komunale, prokurorja në Prokurorinë Komunale, Dulina Hamiti, e cila merret me çështjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk dëshiron të thotë asgjë në lidhje me këtë rast.
Nuk kam kohë. Nuk mund të flas në telefon. Ejani në zyrë, thotë prokurorja Hamiti për Express, e cila pavarësisht gatishmërisë së gazetës për tu takuar, ajo menjëherë ndërron mendje.
Jam shumë e zënë me punë. Nuk mund të flas, thotë Dulina Hamiti, të cilën Visar Ymeri nga Vetëvendosja e ka cilësuar si të padenjë për tu marrë me rastin e aktivistëve të kësaj lëvizjeje.
Dulina Hamiti, prokurorja e rastit, nuk e ka kaluar fare provimin e etikës, duke u shndërruar kështu në prokurore pa bazë profesionale. Pra për ta mbrojtur vendin e punës, ajo është e gatshme të bëjë çdo gjë, është shprehur Ymeri.
Përveç tyre, sipas aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, është edhe Driton Muharremi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, i cili është lehtë i shantazhueshëm për shkak të së kaluarës së babait të tij, Halit Muharremit, i cili aktualisht është drejtor i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Driton Muharremi, gjykatësi që ua shqiptoi masën e paraburgimit aktivistëve të Lëvizjes, është djali i Halit Muharremit, gjyqtar i Jugosllavisë, ministër i Qeverisë Bukoshi, prokuror i UNMIK-ut dhe tash, drejtor i Këshillit Gjyqësor të EULEX-it, është shprehur Visar Ymeri në deklaratën e tij publike.
Por akuza të tilla i mohon vetë Halit Muharremi, i cili duke qeshur thotë se as KGJK-ja dhe as Sekretariati nuk janë institucione që vendosin për rastet. "Djali im është gjyqtar i procedurës paraprake dhe ai është zgjedhur gjyqtar para se unë të zgjidhem drejtor. Aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje u është caktuar paraburgimi në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Kolegji i kësaj gjykate e ka konfirmuar këtë vendim, thotë Halit Muharremi, babai i gjyqtarit Driton Muharremi.
Unë kurrë në jetën time skam qenë as gjyqtar, e as prokuror. Është e vërtetë që kam qenë ministër, por jo i Qeverisë Bukoshi, por për 8 vjet e tre muaj kam qenë ministër i Drejtësisë dhe anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Bujar Bukoshi, thotë Muharremi për Express.
Duke treguar pjesë të biografisë së tij se ka punuar nën kushtet e rënda në Kosovë, se është hartues i Kushtetutës së Kaçanikut e aktivitete të tjera, ai pretendon se kurrë nuk ka rënë nën ndikimin e ndonjë vendimi anti-Kosovë.
Të 22 aktivistët e Vetëvendosjes janë burgosur nga data 25 gusht. Sipas drejtuesve të kësaj lëvizjeje, burgosja e tyre është politike, me ndikime nga politika që fillon nga Piter Feith e deri Kryeministri Hashim Thaçi e Presidenti Fatmir Sejdiu.