Shtohet etja ne Tirane

Zgjidhja per shume qytetare eshte blerja cdo dite e nje mije meter kub uje per te cilin duhet te paguash 800 leke.
Zyrtaret e ujesjellesit sqarojne se mungesa e reshjeve per nje periudhe te zgjatur ka sjelle ulje te presionit ne rrjet dhe probleme me furnizimin me uje te pijshem.
Reniet e ndjeshme te prurjeve te ujit ne Selite dhe Shendmeri kane detyruar specialistet qe keto humbje t'i kompesojne me ujin qe vjen nga Bovilla.
Aktualisht niveli i ujembledhesit ne Boville eshte 316 meter kub. Specialiste sqarojne se ka patur shembje dherash ne nje pjese te liqenit dhe pritet te nise menjehere puna per stabilizimin e situates dhe kjo ka sjelle qe niveli i ujit ketu te ulet me 2 metra.
Zyrtaret e larte te Ujesjellesit sqarojne se edhe nese nuk do te kemi reshje shiu Tirana do te kete furnizim me uje deri ne dhjetor, por me nderprerje.
Lidhjet e paligjshme te cilat jane shtrire ne pjesen periferike te kryeqytetit shperdorojne nje sasi te madhe uji, e cila nuk arrin te grubullohet ne depot e ujit, edhe ne kete periudhe thatesire.