Rama: Kuvendi me legjitimitet të cunguar, e bojkotojmë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se grupi parlamentar i PS-së ka vendosur të bojkotojë Kuvendin dhe të ndërtojë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. "Ky parlament është me legjitimitet të cunguar për shkak të maskaradës së 28 qershorit, ndaj vendosëm të bojkotojmë Kuvendin", tha Rama. Ai bëri me dije se PS ka vënë kushte për të hyrë në Kuvend, kushte të cilat i konsideroi një aksion politik dhe publik. "PS nuk ka braktisur parlamentin, por ka kushtëzuar hyrjen në Parlament", nënvizoi ai.
Rama foli për një qëndrim të rreptë të opozitës ndaj krimit zgjedhor. "Ky bojkot nuk ka përmbajtje primitive si në kohën kur Berisha braktiste parlamentin, por veprim që kushtëzon hyrjen e e PS-së në parlament dhe kërkon të vendosë në qendër të vëmendjes të opinionit publik çështjet që kanë të bëjnë me problematikën zgjedhore dhe zbardhje të krimit zgjedhor", tha Edi Rama. Sipas tij, PS-ja nuk kërkon ndryshim të rezultatit zgjedhor, por të bëjë transparencë. Kreu i selisë rozë tha se është shumë e rëndësishme që 28 qershori të mos përsëritet më.