E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: PS nuk duhet të bojkotojë Parlamentin

Deputeti i PS-së Andis Harasani, i ftuar në "Ora News", tha se mbledhja e grupit parlamentar të PS-së u mbyll në mënyrën më të çuditshme të mundshme. "Pati një incident në sallë mes dy anëtarëve. Në vend që të vazhdohej me diskutimet Rama propozoi hyrje ose jo në parlament, duke pozicionuar dy grupe në këtë mbledhje", tha ai.
Sipas tij, grupi kuvendor ra dakord për t'i quajtur me legjitimitet të cunguar zgjedhjet. Ajo çka diferencon grupet është bojkoti ose jo i parlamentit. Harasani theksoi edhe një herë se PS-ja nuk duhet të bojkotojë Parlamentin. "Ne duhet të hyjmë në parlament për të luftuar dhe për të arritur atë drejtësi që kërkojmë". Nëse dalim nga Parlamenti ne nuk do lejojmë arritjen e standardeve që kërkohen", argumentoi ai. Harasani tha se Rama nuk mbajti fjalim në mbledhjen e grupit kuvendor të PS-së, por nëpërmjet një dosje u bënë me dije kushtet e selisë rozë për mos hyrë në Parlament.
Garën për kreun e PS-së me Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit, Harasani e cilësoi si një proces jo transparent dhe demokratik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›