Vasili: Referencat e barnave të importuara do ulen
TIRANË - Referencat e barnave të importuara pritet të ulen gjatë këtij viti, gjë që do të reflektohet në reduktimin e çmimit të barnave në treg.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se do të synohet unifikimi i sistemit të referencave të barnave, veçanërisht atyre të shtrenjta.
“Vendosja e sistemit të referencës së çmimit të barnave për të siguruar një nivel çmimi barnash të njëjtë, në mënyrë të veçantë për barnat e shtrenjta, me shtete të tilla si Italia, Greqia apo vende të tjera kufitare të cilat akne demografi shumë më të lartë dhe shkallë të konsumit të barnave shumë më të lartë. Pra ndërhyrje konkrete në mënyrë që gjithmonë e më shumë barnat në Shqipëri të jenë më të lira.”- deklaroi ministri Vasili.
(er.nu/news24/BalkanWeb)