Shtohet konsumi i prodhimeve vendore

Gjatë aktivitetit Java e biznesit kosovar, konsumi i prodhimeve vendore rritet deri në 30 për qind. Kjo tregon se përpos patriotizmit ekonomik, këtu mungon edhe një marketing më agresiv, tha të martën në Prizren, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini.
Një karvan i përbërë nga nxënës, studentë dhe përfaqësues të disa prodhuesve të ndryshëm kosovarë, të përcjellë nga një atmosferë solemne, ndonëse në një mot të përcjellë me riga shiu, në kuadër të një fushate promovuese tradicionale, të martën për një ditë është stacionuar në qendër të Prizrenit, duke ekspozuar prodhime të ndryshme Made in Kosova.
Sipas organizatorëve, kjo fushatë trejavëshe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe të institucioneve si dhe të konsumatorëve për ngritje të cilësisë dhe rritje të konsumit të prodhimeve vendore.