E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata epidemike ne vendin tone

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi bëri me dije sot se në vendin tonë ka një qarkullim të ulët të gripit stinor, duke mos paraqitur një situatë alarmante.
“Nuk kemi situatë epidemike nga gripi siç ka ndodhur në SHBA. Ka pasur një rritje të lehtë të gripit në vend por jemi shumë larg pragut epidemik. Në bazë të ekzaminimit të një sërë mostrash të marra në Tiranë,  Vlorë, Durrës dhe në qytete të tjera ka qarkullim të ulët të këtij gripi.  Mbështetur edhe nga të dhënat dhe eksperienca e viteve të mëparshme virusi i gripit pritet të rritet në fund të janarit deri në muajin mars”, vuri në dukje Roshi.
Megjithatë sipas tij, pritet që të ketë rritje të rasteve me gripin e stinëve. 
Për këtë arsye rekomandohet bërja e vaksinës, e cila përfshin të gjitha llojet e viruseve që janë në qarkullim. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›