E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet numri i refugjatëve në botë

Numri i refugjatëve në të gjithë botën vazhdon të rritet, duke arritur nivelin më të lartë që prej mesit të viteve të 90-ta.

Në fakt, janë 43.3 milionë persona të cilët janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftërave dhe persekutimeve, sipas UNHCR-së, organi i lartë i OKB-së për refugjatët, që në raportin e tij të fundit pasqyron një tendencë në rritje.

Dhe njëkohësisht vihet re numri më i ulët në këto 20 vitet e fundit i refugjatëve që kthehen në shtëpitë e tyre.

Sipas raportit "Global Trends 2009", vetëm 251 mijë refugjatë janë kthyer vitin e kaluar në shtëpitë e tyre, krahasuar me një milion persona sipas mesatares vjetore të dhjetë viteve të fundit.

Një raport që e sheh Italinë, një nga vendet gjeografikisht të preferuara për emigracionin ilegal, me shifra shumë të ulëta në frontin e refugjatëve krahasuar me vende të tjera evropiane: 55 mijë (një çdo një mijë banorë) kundrejt 600 mijë të Gjermanisë (7 për një mijë), me 270 mijë të Mbretërisë së Bashkuar (5 për një mijë), me 200 mijë të Francës dhe 80 mijë të Belgjikës.

Një fenomen që sipas UNHCR-së është i lidhur me rregullat e reja në politikën italiane të imigracionit, veçanërisht për kontrollet e ashpra në Kanalin e Sicilisë nga roja bregdetare italiane dhe ajo libiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›