E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dhe Seuli monitorojnë nëndetëset veri-koreane

Forcat detare të SHBA-së dhe të Koresë së Jugut do të rrisin bashkëpunimin e tyre, për të vëzhguar nëndetëset veri-koreane dhe për të shkëmbyer më shumë informacione rreth tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga flota detare e Koresë së Jugut, e cila me anë të një komunikate theksoi se marrëveshja me SHBA-në ka si qëllim t’i mundësojë dy aleatëve përmirësimin e shkëmbimit të informacionit rreth nëndetëseve veri-koreane.

''Dy shtetet vendosën të bashkëpunojnë në kuadër të një manovre kundër përhapjes së armëve bërthamore, ndërmarrë nga Washingtoni që do të përdoret për ti dhënë fund trafikut të armëve që kryhet nga Koreja e Veriut në ujërat që rrethojnë gadishullin'', vijon komunikata.

Kjo marrëveshje u arrit pas përshkallëzimit të tensioneve mes dy Koreve, qe prej fundosjes së luftanijes jug-koreane nga Koreja e Veriut, më 26 mars, me ç’rast humbën jetën 46 marinarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›