E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet numri i viktimave në Zelandë

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 13:08

Numri i personave që e humbën jetën nga tërmeti në Zelandën e Re, ka arritur në 75, ndërsa afro 300 vetë konsiderohen të zhdukur në qytetin e shkatërruar, Christchurch.

Ka raporte sipas të cilave ekipet e shpëtimit është dashur që disa njerëzve të zënë nën gërmadha, tu amputojnë gjymtyrët për t’i nxjerrë nga andej.

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, ka shpallur emergjencë kombëtare, për shkak të pasojave të tërmetit, me fuqi prej 6.3 shkallë të Rihterit.

Ky tërmet është katastrofa më e madhe natyrore, që e ka goditur këtë vend, prej vitit 1931, kur nga një tërmet me fuqi 7.8 shkallë, kishin humbur jetën 256 persona.

Autoritetet njoftuan se një copë e akullit, e rëndë 30 milionë tonë, është shkëputura nga një akullnajë në Zelandën e Re pak minuta pas tërmetit.

Copa e akullit ka rënë në liqenin Tasman, duke ngritur valët deri në tri metra.

Po ashtu ujërat e liqenit kanë qenë të shqetësuar për gjysmë ore, kanë raportuar punëtorët e parkut nacional” Aoraki Mount Cook”.

Copa e akullit ka qenë e gjatë një kilometër. Ekspertët thonë se tash akulli mbulon një të katërtën e këtij liqeni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›