SHBA Bie niveli i papunesise ne 9.4 per qind
Niveli i papunesise u ul ne dhjetor ne Shtetet e Bashkuara duke arritur 9 presje 4 perqind. Ky eshte niveli me i ulet ne nje vit e gjysme.
Raporti i sotem i Departamentit te Punes thote se ekonomia amerikane krijoi 103 mije vende pune ne dhjetor. Megjithate rritja ishte me e vogel nga sa pritej.
Renia e nivelit te papunesise erdhi pjeserisht ngaqe disa njerez gjeten pune dhe te tjere u dekurajuan te kerkonin. Zyrtaret amerikan nuk llogarisin njerezit si te papune ne se nuk kerkojne aktivisht te punesohen.
Raporti i papunesise eshte i fundit qe tregon se ekonomia amerikane po mekembet nga recesioni me i rende ne dekada por me nje ritem te ngadalte.
Presidenti Barak Obama tha se dhjetori ishte muaji i 12 rradhazi qe ka shenuar shtim te vendeve te punes pjeserisht per shkak te shkurtimit te taksave dhe veprimeve te tjera te ndermarra nga administrata. Ne nje fjalim sot ne nje uzine ai e quajti lajmin e uljes se papunesise pozitiv por shtoi se ka ende shume pune per te bere per te shkurtuar kete nivel.
Kreu i Bankes Qendrore amerikane tha se pas dy vjetesh niveli i papunesise do te vazhdoje te jete deri ne 8 perqind. Ben Bernanke i tha sot komisionit te senatit se do te duhen ndoshta kater apo pese vjet per te normalizuar papunesine.