Shqiperi opozita kerkon shkarkimin e kryetares se Parlamentit

Opozita socialiste beri sot te ditur se do te paraqese nje mocion mosbesimi ndaj kryetares se parlamentit Jozefina Topalli pas kritikave te Komisionit Europian ndaj menyres se si ajo drejton institucionin me te larte ligjvenes te shtetit shqiptar. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha se eshte detyre e opozites te paraqese mocionin kunder kryetares se parlamentit Topalli sidomos tani kur Komisioni Europian e ka evidentuar personalisht si shkaktare te parregullsive ne jeten politike te vendit.
Komisioni Europian ka plotesisht te drejte kur e tregon me gisht Jozefinen ne Opinionin negativ per Shqiperine si nje shperdoruese e detyres se kryetares se Kuvendit te Shqiperise. Kjo per ne do te thote se ne do ta cojme perpara sic e kishim paralajmeruar nismen per shkarkimin e kryetares se Kuvendit pavaresisht numrave qe sot per sot e bejne te pamundur nje gje te tille aritmetikisht - tha zoti Rama.
Zoti Rama tha se kjo nisme eshte nje perpjekje demokratike e opozites parlamentare per te kthyer jeten e parlamentit ne normalitetin e cenuar nga sjelljet e kryetares Topalli. Nderkaq kryetari i PS tha se marredheniet e opozites me parlamentin do te vazhdojne te mbeten te kushtezuara megjithe pjesemarrjen e deputeteve te saj ne komisione dhe seanca plenare.
Marredhenia jone me parlamentin mbetet plotesisht e kushtezuar. Prania jone ne parlament nuk vihet ne dyshim. Perpjekjet tona per te futur parlamentin dhe vendin ne rrugen e duhur nuk do te shterrin. Ashtu sikunder nuk shterr as durimi as forca dhe as fuqia e bashkimit tone per te kerkuar transparencen qe po e kerkojme prej nje viti e gjysem per te luftuar me keqqeverisjen dhe me korrupsionin sic luftojme vecanerisht kete nje vit e gjysme pasi zgjedhjet u vodhen per te vjedhur Shqiperine - tha zoti Rama.
Ky vit i ri politik do te jete per opoziten socialiste koha e nje serie sfidash te mbetura hapur nga viti i kaluar. Sipas kryetarit te socialisteve Rama opozita nuk do te mungoje ne parlament nuk do te bojkotoje zgjedhjet vendore por nuk do te lejoje qe ato te zhvillohen permes shkeljesh ligjore do te vazhdoje protestat dhe do te kerkoje me kembengulje transparencen e zgjedhjeve te qershorit 2009. Ai tha se sfida e opozites eshte qe te rrezoje sa me pare qeverine e kryeministrit Berisha permes zgjedhjeve te parakohshme nderkohe qe do te vazhdoje te denoncoje afera korruptive te zyrtareve te saj.