Shton 30 kg nga puna te McDonalds, merr 50 mijë$ dëmshpërblim
Një dyqan McDonald’s nëBrazilështë dënuar që të dëmshperblejë një ish-punonjësin e vet me 50 mijë dollarë, pasi ky i fundit, gjatë 12 viteve që kishte punuar për këtë kompani, ka shtuar 30 kilogramë.
Edson Zwierzinsky ka akuzuar McDonald’s, sepse ishte i detyruar që të provonte çdo ditë hamburgera të shumta dhe për këtë arsye u shëndosh jashtëzakonisht shumë.
Sipas gjykatës, ai duhet të dëmshpërblehet për dëme morale, estetike dhe për kurim kundër obezitetit.